Barcelona sulmon me Neymar-Sanchez-Messi

Pas ndeshjeve të djeshme në Ligës së Kampioneve ku luajtën ekipet e grupeve A, B, C dhe D, sot e kanë radhën për të zbritur në tapetin e kuq katër grupet e tjera. Mes tyre është edhe Barcelona, një prej kandidatëve kryesorë për fitimin e titullit kampion, e cila pret sot në “Camp Nou” kampionët e Holandës, Ajax.

Gerardo Martino nuk do të ketë të gatshëm kapitenin Carles Puyol dhe mbrojtësin Jordi Alba, ndërsa sulmin ia ka besuar treshes Neymar-Sanchez-Messi.

Nga ana tjetër “Shigjetarët” e Amsterdamit vijnë në këtë takim pa ish yllin e tyre Christian Eriksen, të transferuar te Tottenham gjatë verës, ndërkohë përpara do të luajë me treshen Sane-Fischer-Hoensen.

Formacionet e mundshme:

BARCELONA: Valdes; Alves; Pique; Mascherano; Adriano; Busquets; Fabregas; Iniesta; Neymar; Sanchez; Messi. Tr. Martino

AJAX: Vermee; Rhijn; Moisander; Denswil; Boilesen; Schone; Duarte; De Song; Sane; Fischer; Hoensen. Tr. De Boer.

Lajme të ngjashme

Back to top button