fbpx

Shoferët përballen me kushte shtesë

Situata e vështirë ekonomike ka ndikuar që viteve të fundit shumë qytetarë të orientohen për të punuar si taksi shoferë. Ky profesion për shumë njerëz duket se është mënyra më e lehtë për të siguruar ekzistencën familjare. Ndonëse kriteret e vendosura nga Qyteti i Shkupit, që një person të mund të punon si taksistë në Shkup, aspak nuk janë të lehta, për shumë shoferë kjo punë më tepër është e imponuar se sa një zgjidhje e lirë, shkruan KOHA.

Vozitësit që punojnë si shofer kryesisht janë të rinjtë, ndërsa më alarmante është fakti se në mesin e tyre ekzistojnë juristë, ekonomistë dhe profesorë të diplomuar, të cilët, për shkaqe të ndryshme, pasi janë larguar nga puna, kanë vendosur që të ngasin veturën për bukën e gojës. Përkundër asaj se trafiku rrugorë është evidentë nëpër gjitha pjesët të Qytetit të Shkupit, gjendja më kaotikë e taksistëve në Komunën e Çairit parashihet të jetë në hyrjen e Çarshisë së Shkupit dhe përpara Ambulancës në Bit Pazar.

Lufta e taksistëve për të tërhequr sa më shumë udhëtarë dhe për të fituar një denarë më tepër, i ngjanë një gare të vërtet për mbijetesën. Sipas Abdullah Rushitit, kryetar i taksistëve të Shkupit, sfidat me të cilat përballën taksistët në Shkup, respektivisht në Çair janë shumë të rëndë. Konkurrenca jo lojale, mungesa e taksi stacioneve dhe mos pasja e një çmimoreje të caktuar për të gjitha shoferët e taksive paraqesin problem kryesorë për shumë taksi kompani, por edhe për ato që individualisht janë të regjistruar si taksistë.

Lajme të ngjashme

Back to top button