Zbardhet pasuria e Mark Frrokut, miliona euro dhe prona pa fund

Një shkrim i detajuar për pasurinë marramendëse i është dedikuar Mark Frrokut, një personazh që emri nuk i lakohej shpesh, por së fundmi ai është kthyer në kryefjalën e ditës pas shpërthimit të çështjes “Doshi”.

Mjafton të përmendet fakti që ai ka mbi 10 milion euro dhe prona pa fund. Kur bëhet fjalë për pronat, ato janë 32, të shtrira në vende të ndryshme të Shqipërisë. Deputeti i arrestuar, Mark Frroku, zotëron një pasuri që i kapërcen 10 milionë euro. Më konkretisht, kjo është vetëm pasuria e deklaruar e tij pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, zbardhur nga gazeta Shqip.

Në vitin 2014, Frroku ka shitur 30 % të aksioneve tek kompania Xhoi Co21 dhe ka fituar 1.4 milionë euro. Në vitin 2013, ai fitoi 500 mijë euro nga shoqëria AML. Në vitin 2013, kur bëri deklarimin fillestar, ai shpjegoi se kishte në pronësi dy apartamente me vlerë 5.9 milionë lekë të reja, dy apartamente në Shëngjin me vlerë njëri 2.4 milionë dhe tjetri 3.4 milionë. Deputeti deklaroi një shtëpi tre-katëshe në Tiranë me një vlerë prej 532 mijë eurosh, gjysmën e një shtëpie në Pukë me vlerë 40 mijë euro dhe një tjetër po në Pukë me vlerë 100 mijë euro.

Mark Frroku deklaroi se ka në pronësi katër dyqane (një në Himarë dhe një në Tiranë) dhe një lokal (Pukë) me vlerën 330 mijë euro dhe 9.8 milionë lekë. Më pas Frroku deklaron toka në Kashar dhe Kus të Tiranës, kryesisht pemëtore dhe vreshta. Po ashtu ka prona edhe në Pukë. Në vitin 2013, ai deklaron se ka në pronësi tre makina me një vlerë prej 123 mijë eurosh, mes tyre një BMW me vlerë 90 mijë euro, një Benz me vlerë 10 mijë euro dhe një Audi me vlerë 23 mijë euro. Në vitin 2014, ai deklaron edhe tre makina të tjera me vlerë 23 mijë euro dhe 9 milionë lekë të vjetra.

Frroku ka deklaruar edhe blerjen e ish-Hotel Pensionit me një vlerë prej 6 milionë euro. Në këtë blerje ai është ndihmuar nga deputeti Tom Doshi. Frroku thotë se ka dhënë hua një shumë prej 650 mijë eurosh. Prokuroria dyshon se ai ka bërë pastrim parash që nga viti 2005.

Lajme të ngjashme

Back to top button