Kupa e Maqedonisë, Shkëndija kundër “Maqedonisë”

Edhe pse sot kur e gjithë Evropa është në pritje të ndeshjeve të Ligës së Kampioneve, edhe në vendin tonë sot do të luhet futboll, kur në orët e pasdites luhen ndeshjet e para të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë.

Shkëndija në Tetovë do të ketë përballë skuadrën e Makedonija Gj.P. dhe pritet të jetë një duel tepër interesant. Në duelet tjera Renova udhëton për në Shkup ku do të përballet me Teteksin. Gostivari pret Napredokun, ndërsa Drita është mysafire e Sileksit në Kratovë. 

Derbi luhet në Autokomandë të Shkupit, ku Metalurgu pret Vardarin. Pelisteri takohet me Miravcin, ndërsa Rabotniçki është favorit i madh përballë Novacit. Horizont Turnova ku luan Muzafer Ejupi, ku do të jetë një përballje shumë interesante me liderin e renditjes në kampionat, Bregallnicën. Të gjitha ndeshjet luhen me fillim në orën 16:00. 

Dyshet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë:
Shkëndija – Makedonija Gj.P.
Teteksi – Renova
Gostivari – Napredoku
Sileksi – Drita
Metalurgu – Vardari
Pelisteri – Miravci
Rabotniçki – Novaci
Horizonti – Bregalnica

Lajme të ngjashme

Back to top button