Tome Axhiev i mohon akuzat për presione politike

Kryetari i komisionit për lustrim Tome Axhiev ka thënë për TvTelma se i mohon akuzat për presione politike  ndaj tij dhe ndaj anëtarëve të komisionit nga ana e ministrave ose kryeministrit, ndërsa nuk e mohon bisedën që LSDM-ja thotë se zhvillohet mes tij dhe Antonio Milloshovskit duke intervenuar për një lëndë te gjykatësi në Kërçovë, por thotë se ka intervenuar nga aspekti teknik dhe nga aspekti i mos kalimit të afatit.

Axhiev thotë se për shkak të natyrës së funksionit të tij shpesh bisedon në telefon dhe nuk i kujtohen të gjitha bisedat.

Në pyetjen se a është autentike biseda të cilën në Manastir e publikoi LSDM-ja e cila thotë se ministri i atëhershëm i punëve të jashtme Antonio Milloshovski intervenon tek ai në lustrimin e gjykatësit Dragan Billeski nga Kërçova, Axhiev ka thënë se edhe në është autentike ajo bisedë, aty nuk ka asgjë të keqe.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button