Ibrahimoviç i jep lamtumirën PSG-s

Zlatan Ibrahimoviç e ka pranuar dënimin e Federatës Francese me 4 ndeshje moslojë për shkak të ofendimit të tij ku e quajti shtet të ndyrë Francën. Por ky dënim për Ibrën po duket të jetë i fundit në fanelën e PSG-së.

Sulmuesi boshnjak me pasaportë suedeze thuhet se me të marrë vendimin mbrëmë i ka njoftuar drejtuesit e PSG-së me largimin nga kjo skuadër në fund të edicionit.

Ibrahimoviç thuhet se me mesazh e ka njoftuar sheikun, Naser Al Khelaifi se për të më nuk ka të ardhme në PSG dhe se në fund të edicionit do të largohet nga kjo skuadër.

Premierliga Angleze po përmendet si opsioni i radhës për Ibrahimoviç ndërsa kalimi te Liverpooli është një nga opsionet e mundshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button