Andov: Janë diskualifikuar institucionet, sepse ata punojnë me porosi

Nga viti 1998 deri më tani janë diskualifikuar institucionet, sepse ata punojnë me porosi, ka thënë Stojan Andov, ish kryetar i Kuvendit të Maqedonisë për emisionin “Win Win”, transmeton Zhurnal.

Duke folur për keqpërdorimet e procesit të lustrimit, iniciator i të cilit ishte pikërisht Andov, ai theksoi se nga incizimet e përgjuara të c ilat i ka publikuar LSDM, të gjithë e kanë të qartë se lustrimi po bëhet me porosi.

“Me lustrimin është e qartë se pushteti e ka me qëllim të keq. Për këtë arsye Axhiev është rizgjedhur në këtë post dhe po mbahet aq gjatë aty. Në Maqedoni duket se nuk jemi mësuar të kemi institucione, prandaj lidhemi me njerëz, figura të fuqishme, për t’i zgjedhur problemet. Ne kemi përvojë me institucionet që nga viti 1944, për dallim nga disa vende fqinje. Dhe për këtë arsye ne MPB-në e shohim si Jankullovska ose Frçkovski. E pamë që edhe prokurori tha se ai do të pastrojë situatën. Ashtu është edhe me lustrimin. Por, në përgjithësi, gjithandej janë të diskualifikuara institucionet dhe ky është problem i madh”, tha Andov.

Lajme të ngjashme

Back to top button