Manovrat ushtarake ruse, SHBA: Provokim i Moskës

Rusia vazhdon të përsërisë skenarin e stërvitjeve të panumërta ushtarake edhe pse tensionet mes saj dhe Perëndimit janë në nivele të larta.

Ushtria ruse ka mobilizuar më shumë se 30 aeroplanë luftarakë, të cilët e kryejnë fluturime në pjesën lindore të vendit. Përveç llojeve nga më të ndryshme të këtyre objekteve ushtarake, duke përfshirë edhe artilerinë më të rëndë, në trajnimin rus marrin pjesë edhe një personel prej 500 personash.

Në muajt e fundit Rusia ka zgjeruar patrullat bombarduese nga Arktiku në Gjirin e Meksikës. Por sipas ministrit rus te Tregtisë kjo bëhet në kuadrin e rritjes së tregtisë dypalëshe dhe ky bashkëpunim i zgjeruar mund të përfshijnë shitjen e pajisjeve ushtarake, ka thënë ai.

Por Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe qeveria e Ukrainës njëherazi kanë shprehur shqetësim të madh për veprimtarinë ushtarake të ndërmarrë nga Moska. Gjeneralët amerikanë e kanë konsideruar një provokim të hapur, por nëse ata i kundërpërgjigjen bota i rrezikohet një lufte tjetër të ftohtë. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button