SHBA-Kubë, takim i nivelit të lartë pas më shumë se 50 vitesh

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez, janë takuar në Panama. Ky është takimi i parë i një niveli kaq të lartë mes SHBA-së dhe Kubës në më shumë se gjysmë shekulli.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Një takim i ngjashëm ka qenë ai i vitit 1959, kur Fidel Castro u takua me zëvendëspresidentin amerikan të asaj kohe, Richard Nixon.

Marrëdhëniet diplomatike mes Kubës dhe SHBA-së “ngrinë” dy vite më vonë, por vitin e kaluar Barack Obama lajmëroi se mes këtyre dy vendeve shumë shpejt do të niste “një kapitull i ri” i marrëdhënieve diplomatike./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button