Në Shkup regjim i përkohshëm i komunikacionit gjatë fundjavës

Për shkak të festave të Pashkëve, në Shkup, prej orës 18:00 të së shtunës deri në orën 6 të ditës së dielës, do të ketë ndalesë për komunikacion në një pjesë të bulevardit “Aradhet Partizane”, nga udhëkryqi me rr. “Frenklin Ruzvelt” deri në udhëkryqin me rr. “Dame Gruev”, si dhe në një pjesë të bul. “Shën Klimenti i Ohrit” nga udhëkryqi me rr. “Orce Nikollov” deri te udhëkryqi me rr. “Dimitrie Çupovski”. Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se autobusët e transportit publik të qytetit të cilët lëvizin në drejtim të Karposhit, do të ridestinohen.

Do të lëvizin nëpër rrugën “Dimitrie Çupovski”, bul. “Mitropolit Teodosij Gologanov” dhe rr. “Frenklin Ruzvelt”. Autobusët të cilët kalojnë përmes bul. “Goce Dellçev” drejt Karposhit, do të ridestinohen dhe do të lëvizin nëpër bul. “Ilinden” dhe rr. “Frenklin Ruzvelt”. Autobusët e transportit publik të qytetit, të cilat lëvizin nëpër bul. “Aradhët Partizane” në drejtim të lindjes, do të ridestinohen dhe do të lëvizin në rr. “Frenklin Ruzvelt”, bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov” dhe rrugët “Dimitrie Çupovski” dhe “11 Tetori”.

Autobusët e tansportit publikt të qytetit, të cilat lëvizin nga Karposhi në drejtim të lindjes, përmes bulevardit “Goce Dellçev” do të ridestinohen dhe do të lëvizin nëpër rr. “Frenklin Ruzvelt” dhe bulevardin “Ilinden”, duke iu bashkuar traseve ekzistuese të linjave të autobusëve duke u ndalur në stacionet ekzistuese të autobusëve.

Nga Qyteti i Shkupit apelojnë që pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë regjimin e përkohshëm të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button