Pitt dhe Jolie duan adoptimin e një vajze siriane

Çifti Brad Pitt dhe Angelina Jolie, thuhet se janë duke menduar të adoptojnë edhe një tjetër fëmijë, për të shtuar në shtatë numrin e fëmijëve në familjen e tyre.

Aktorët së bashku kanë fëmijët Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne e Knox, por burime të ndryshme i kanë thënë revistës “UsWeekly” se ata dëshirojnë të adoptojnë një vajzë siriane.

“Ata duan të adoptojnë një vajzë të vogël nga Siria”, ka thënë burimi.

Procesi i adoptimit, sipas burimit, është duke shkuar mirë dhe shumë shpejt pritet të përfundojnë me adoptimin e saj.

Edhe pse përfaqësuesit e Pitt e kanë mohuar këtë gjë, burimet kanë shtuar se Angelina është duke insistuar që vajza nga Siria të adoptohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button