Debat mes Ziadin Selës, Artan Grubi dhe Tito Petkovskit për situatën aktuale

Në emisionin “Rruga Drejt” sonte ishin mysafir lideri i Lëvizjes për reforma të PDSH-së, Ziadin Sela, deputeti i BDI-së, Artan Grubi dhe lideri i PRSD-së opozitare maqedonase, Tito Petkovski. Tema e bisedës ishte afera e përgjimeve dhe kriza politike në Maqedoni.

“E kemi ndjekur me vëmendje situatën politike dhe jemi dëshmuar se nuk ka moral politik në Maqedoni, nuk përbën ndonjë risi, të njejtat vlerësime i kam thënë kohë më parë kur formoheshte qeveria. I kam thënë edhe me emër dhe mbiemër zotit Gruevski se cilët janë ministrat të cilët nuk kanë të drejtë morale për të qenë ministër. Brenda ke ministra të cilët kanë duart me gjak, po marr shembull rastin e qytetarëve bullgarë të cilët u mbytën në qytetin e Ohrit. Edhe ministri i transportit, në kësi raste patjeter se duhet të japë dorëheqje. Tani afera e përgjimeve vetëm se po dëshmon dyshimet që i kemi pasur deri tani“ u shpreh Ziadin Sela.

“Ministrat e kësaj partie, pra VMRO i kanë duart me gjak, ishte rasti i anijes me bullgarët e vdekur në Ohër që bie përgjegjësia e ministrit Mile Janakievski”, shtoi ai.

Ai më tej tha se Gruevski nuk rrëzohet me pres konferenca, por të vëjë shatore para qeverisë dhe atëherë do ishte fundi…”

Deputeti i BDI­-së Artan Grubi tha se që nga viti 2002 kanë kërkuar reforma thelbësore në gjyqësi dhe se në këtë drejtim nga pala maqedonase gjithmonë ka pasur paragjykime në vijën etniko­fetare, si që ishte rasti i fundit “Monstra”

“BDI është faktor në qeveri dhe dëshiron të gjejë zgjidhje në këtë procesin e aferës së përgjimit. Kërkoi ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, doli me propozim të monitorimit të procesit gjyqësor nga ana e ndërkombëtarëve dhe kjo u pranua. BDI dhe Ali Ahmeti kërkoi të publikohet gjithçka që ka lidhje me BDI…”, tha ai duke shtuar se “Thelbi i ekzistimit të këtij shteti janë marrëdhëniet ndëretnike, shqiptarë dhe maqedonas dhe askush nuk guxon të tensionojë ato relacione. Ne do ta menaxhojmë këtë situatë” tha Grubi.

Tito Petkovski tha se BDI duhet të distancohet nga krimet dhe veprat e bëra nga ana e Nikolla Gruevskit. “Këtë duhet ta bëjë BDI” tha ai derisa një gjë të tillë e ka kërkuar edhe Ziadin Sela nga Lëvizja për reforma në PDSH, sipas të cilit vetëm në këtë mënyrë VMRO do të detyrohej të jetë BD pjesë e bisedimeve në Bruksel.

“BDI të del më kërkesë se nuk identifikohen me atë lidership (VMRO) dhe me atë kulturë politike dhe të del me propozim për dialog politik, zyrtarisht me iniciativë për dialog politik. Pas gjithë kësaj që kemi ndëgjuar me këto bomba ju vetë mund të sjellni konstatim se a mund të kenë qytetarët besim në këto institucione. Unë këtë e kamë ndjerë edhe në lëkurën time kurë humba gjygjin me Nikolla Gruevski”, tha mes tjerash Petkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button