Berisha e quan Tahirin rrugaç (Video)

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk ruajti dot qetësinë as në seancën e sotme plenare, por shpërtheu në ofendime. Ndërkohë që akuzonte qeverinë dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për lidhjet me krimin, qetësia e këtij të fundit bëri që Berisha të ofendonte.

Ministri Tahiri ishte duke komunikuar në telefon, gjë që duket e se nxehi akoma më shumë Berishën. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u kthye pas duke iu drejtuar ministrit Tahiri me fjalët: “O rrugaç, o i pafytyrë, flet në telefon pas shpine!”. (Në video në intervalin 00:30)

Më tej ish-kreu i opozitës vazhdoi me akuzat, por nuk priti sa të dëgjonte padinë ndaj Lulzim Bashës dhe faktet e reja publikuar për protestën e 21 janarit.

“Po s’ia mbylle ti, ia mbyll unë fundërrinës. Ky që flet prapa inauguroi detyrën duke vrarë tjetrin, duke ia nxjerrë në pritë në telefon. Falangat e krimit në Policinë e Shtetit. Ia vranë ortakun duke folur në telefon. Duke folur me të ose bodigardin e tij. Policinë e mori krimi, të pafytyrët, ata që s’kanë asnjë moral. Flet këtu si rrugaç pas shpine, 10 herë më i lig se Shullazi, se ky ngjitet këtu në karrigen e ministrit”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Back to top button