Represioni me aplikimin e masave të veçanta hetuese në Republiken e Maqedonisë

Shkruan: Prof.dr.Muhamet Racaj

Republika e Maqedonisë ka një demokraci të re parlamentare, me një traditë konstitucionale në ndërtim, me tendëncë për harmonizim gjegjësisht përafrim të legjislacionit nacional me ate të Unionit Europian dhe institucioneve euroatlantike, duke manifestuar një partneritet të qëndrueshëm në luftën kundër krimit të organizuar transnacional që rezikon rendin shoqërorë nacional dhe ate ndërkombëtarë. Në një rrugëtim të tillë Maqedonia lëviz me hapa të shpejtë me dëshirë për përsosje të instruimenteve ligjore përkundër trendeve të përgjithshmne ndërkombëtare, në luftë kundër kriminalitetit dhe mbrojtjes së sigurisë nacionale nga rreziqet e kohës. Duke favorizuar anën penalo juridike në drejtim të funksionit mbrojtës të së drejtës penale, novelat e fundit të Ligjit pët përcjellje të kominikimeve jo vetëm që anashkalojnë komponentën garantuese të së drejtës penale, por krijojnë një konfuzion të përgjithshëm sa i takon vlerës së akteve ligjore dhe rradhitjes së tyre hierarkike. Kjo situatë shprehet gjatë aplikimit praktik të instrumenteve hetuese speciale duke krijuar hapsirë për volontarizëm shtetëtorë dhe josiguri juridike të qytetarëve.

  • Masat e veçanta hetuese janë kategori penalo-juridike ndërkombëtare. Thuajse të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë kanë miratuar dokumente ku afirmojnë nevojën e përdorimit të masave të veçanta hetuese në luftë kundër krimit të organizuar, duke afirmuar parimin e proporcionalitetit mes qëllimit që arsyeton aplikimi i tyre dhe nevojën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, duke ndërtuar mekanizma të qartë ligjorë për mbikqyrjen e aplikimit të masave dhe mbrojtje adekuate nga keqpërdorimi i tyre. Një përcaktim të tillë garanton “Gjyqi Europian për të drejtat e njeriut” duke siguruar mbrojtje gjyqësore të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe krijimin e mendimit të gjërë profesional, bazë për veprimet qyqësore nacionale të vendeve antare të Këshillit të Europës dhe krijimin e legjislacioneve nacionale që regullojnë këtë çështje.

Për fat të keq mund të konstatojmë së në Maqedoni mungon një kontroll civil me kompetencë egzekutive për mbrojtjen gjegjësisht pengimin e cënimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut gjatë aplikimit të masave hetuese speciale, me theks të veçantë mbi aplikimin e përgjimit gjegjësisht përcjelljen e kominikimeve. Garancat normative në Ligjin për përcjellje të komunikimeve janë të pamjaftueshme përkundër zgjidhjeve kategoriale që rregullojnë mënyrën e aplikimit të këtyre masave.

Jemi të mendimit se në Maqedoni kemi përgjim sistematik i cili procedohet vetëm në raste kur duhet të formohet ndonjë lëndë gjyqësore kundër një individi të caktuar. Në raste kur materiali i mbledhur me anë të përgjimit për çështje procedurale ose përmbajtësore (nëse është mbledhur në mënyrë joligjore dhe nuk ka përmbajtje të nevojshme), nuk mund të përdoret si provë, d.m.th. ska ndonjë vlerë dëshmuese në procedurë penale, atëherë ai shfrytëzohet si indicje për të siguruar prova të llojeve tjera, apo indicje me ndikim për vendimarrje gjatë shqyrtimit të rastit nga gjyqi, që paraqet një presedan të praktikës gjyqësore të RM-së, nga shkaku se këta prova si të tilla në bazë të LPP duhet të tërhiqen krejtësisht nga shkresa e lëndës gjyqësore.

Sa i takon mbikqyrjes institucionale të aplikimit të masave të veçanta hetuese, Komisioni parlamentar nuk funksionon, ndërsa mbikqyrja gjyqësore kohëve të fundit shënon një lëvizje progresive në drejtim të vlerësimit dhe vendimarjes kundër urdhëresave dhe mënyrës së aplikimit të masave të veçanta hetuese duke suspenduar përdorimin e tyre në procedurë penale si provë. Por kjo mbaron këtu. Ligji nuk përmban mekanizma të qartë për kompenzim të personit lëndë e përgjimit të pautorizuar. Nga ana tjetër duke u nisur nga mentalitetit i qytetarëve dhe vetëdija për mënyrën e funksionimit të sistemit gyqësorë në RM, personat e dëmtuar lëndë të përgjimit zakonisht nuk inicojnë ndonjë procedurë të veçantë për kompenzim duke mbetur të kënaqur me faktin e menjanimit të provave nga procedura penale që zhvillohet kundër tij. Rol të rëndësishëm në mbykqyrjen e aplikimit të masave të veçanta hetuese kanë organizatat joqeveritare nëpërmjet mbikqyrjes joinstitucionale me një efekt të shprehur në nxitjen e organeve kompetente që ti përnbushin obligimet e tyre ligjore.

Mbrojtjen institucionale të lirive dhe të drejtave të njeriut e mundësojnë gjyqet nacionale dhe në veçanti Gjyqi Europian për të drejtat e njeriut, vendimet e të cilit përveç që afirmojnë Konventën europiane për të drejtat e njeriut, kontribojnë në harmonizimin e legjislacionit dhe praktikës gjyqësore të vendeve anëtare të Këshillit të Europës dhe më gjërë. Gjyqi synon aplikim të masave të veçanta hetuese vetëm në kuadër të ligjeve nacionale, që duhet të jenë të qartë dhe precize, që paraprakisht do ti njohtojnë qytetarët për mënyrën dhe kushtet e aplikimit të masave dhe të drejtën e tyre për të kontetstuar autenticitetin e materijalit të grumbulluar dhe të drejtën e mbrojtjes ligjore nga një trajtim procedural i lloit të tillë në kushte joligjore

Maqedonia disponon me kapacitete minimale normative dhe institucionale për një luftë të suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Institutet juridike mundësojnë një qasje të drejtpërdrejtë te instutuciovene kompetente ndaj gjurmëve të kriminalitetit, zbulimin e kryerësve dhe grumbullimin e provave për realizimin e një procedure të suskseshme penale proporcionale me nevojën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut të garantuara me Kushtetute dhe akte ndërkombëtare.

 

               REKOMANDIME

  1. Modernizimi legjislativ në fushën e së drejtës ndëshkuese procedurale me theks të veçantë mbi Ligjin për përcjellje të komunikimeve me novelat e tij dhe LPP krijoi një konfuzion hierarkik ligjor dhe pastaj një gjendje ku Maqedoninë e kthen në fillim pasi që këto ligje mundësojnë një ndërhyrje maksimale në privatësinë e individit, duke shëndruar shtetin në një “vesh të madh” sikurse ai i viti 2001 dhe aktualisht. Iniciativat e ngritura para gjyqit Kushtetues shprehin shqetësimin e qytetarëve dhe organizmave të ndyshme joqeveritare përkundër komocionit të aparatit shtetërorë që e sigurojnë labirinthet procedurale.

Rekomandojmë që konfuzionin ligjorë në lidhje me aplikimin e masave të veçanta Gjyqet e Republikës së Maqedonisë t’a tejkalojnë duke aplikuar Konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Maqedonisë si pjesë e sistemit juridik, në të cilat parashikohen mekanizma të qarta për nevojën, mënyrën e aplikimit dhe mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve, që s’do mend se parashikojnë një zgjidhje më të avancuar në favor të qytetarëve.

  1. Fillimisht rekomandojmë për nevojën e një harmonizim normativ nacional që do të ishte bazë e një harnonizimi me aktet dhe normat ndërkombëtare, në drejtim të efikasitetit të luftës kundër krimit të organizuar transnacional në kuadër të mekanizmave të unjisuar juridik, njëherit duke e vendosur në fokus mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut të garantuara me akte universale.

 

  1. Republika e Maqedonisë si vend kandidat për integrim në Unioni Europian, ka nevojë për një kultivim institucional dhe teknik në drejtim të përsosjes së mekanizmave dhe mjeteve hetuese përkundër zhvillimit tekniko-teknologjik në favor të zbulimit të krimit të organizuar transnacional duke mos harruar edhe nevojën e mbrojtjes së dëshmitarëve të mbrojtjes dhe dëshmitarëve- viktima .

 

  1. Aplikimi i përgjimit të kushtëzohet me garanca gjyqësore se në afat sa më të shkurtër do të asgjësohen provat e grumbulluara të cilat nuk kanë ndonjë vlerë procedurale dhe për të njëjtën të informohet pala e interesuar. Legjislacioni dhe institucionet të krijojnë besim se provat e grumbulluara me përgjim nuk do të shfrytëzohen për asnjë qëllim tjetër përveç të atij që është potencuar në kërkesë gjegjësisht urdhëresën për përgjim.

Egziston nevoja e kultivimit të mekanizmave të qëndrushëm për mbikqyrjen e aplikimit të masave të veçanta hetuese, fjalën e kemi për mbikqyrjen gjyqësore në atë politike (paralamentare), me qëllim të rritjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button