Ja kush është italiani që vrau gjykatësin sot në Milano

Personi që vrau sot në gjykatë një gjykatës në Milano quhet Claudio Giardello dhe nga psikologët është cilësuar si person i vështirë dhe parajonak.

“Ishte person i vështirë. I pa kontrollueshëm si klient, pasi nuk dëgjonte asnjëherë këshillat. Ishte një njeri që mendonte që të gjithë donin t’ia hidhnin, ishte paranojak”, shprehet një ish avokat i tij.

Avokati Maraniello ka shpjeguar se e ka mbrojtur Giardellon deri disa vite më parë, por më pas ishte tërhequr për arsye se ai qe një klient shumë i vështirë.

Megjithatë, ai ka shtuar se nuk e priste që klienti i tij të shkonte deri në këtë pikë sa të vrasë gjykatësin në sallën e gjyqit.

Giardello, 57 vjeç, ka lindur në Benevento në 6 mars të vitit 1958, dhe është banor i Brianzas. Mësohet se ai kishte disa kompani, por kohët e fundit gjendej në vështirësi të mëdha financiare dhe ishte i përfshirë në shumë çështje gjyqësore.

Kompania imobiliare e Giardiellos merrej me ndërmjetësime dhe pikërisht në lidhje me falimentimin e saj ka ndodhur edhe veprimi i sotëm.

Mbetet për të parë si ia ka dalë personi që të fusë armën në brendësi të Pallatit të Drejtësisë.
Italiani i akuzuar për vrasjen e sotme kishte hrë në sallë të gjyqit së bashku me avokatin dhe për këtë shkak mund të ketë shmangur kontrollet./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button