fbpx

Edhe Miriami e Albani kanë probleme

Të gjithë flasin për çiftin e famshëm Alban Skenderaj dhe Miriam Cani. E, kush nuk është magjepsur nga propozimi romantik që i bëri Albani Miriamit? Ajo i tha po dhe ajo po vazhdon të mbetet një po e fuqishme.

Ndonëse mendohet se çifti në fjalë gjithmonë janë në rregull, Miriami thotë se ka raste kur edhe zemërohen. ‘’Duke qenë që edhe ne jemi njerëz me ndjenja, ndodh që edhe mund të zemërohemi për diçka’’.

Sipas këngëtares së njohur, hidhërimet janë momentale. ‘’Po, gjithmonë janë momentale. Ndonjëherë ndodh të mos flasim një orë, por kurrë më shumë se kaq’’.

Cani, që aktualisht është gjyqtare në panelin vlerësues të ‘’X Factor Albania’’, thotë se një herë për një herë nuk po mendojnë për martesen, pasi sipas saj kështu janë shumë të lumtur dhe të plotësuar./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button