fbpx

Recension: “Kurir”: Gazetarët opozitarë e vërtetojnë aferën “Fabrika 2”

Kur do ta lexojë titullin e këtij teksti, është logjiek që lexuesi të mendojë se do të lexojë dhe do të marrë përgjigje në disa pyetje që kanë të bëjnë me aferën e pretenduar “Fabrika 2”, të cilën në opinion e lansoi, nëpërmjet intervistës për “Utrinski vesnik” gazetari Vasko Eftov. Mirëpo, në vend të përgjigjes, ajo që e pret lexuesin është një tekst spinues dhe politikisht i anshëm, dhe përplot me diskreditim të gazetarëve dhe të politikanëve opozitarë dhe në të cilin, përveç muhabete të çarshisë dhe komenteve nga Facebook-u, nuk ka asnjë fakt ose dëshmi që do ta mbështeste atë që është thënë në titull.

„Курир“ Опозициски новинари ја потврдуваат аферата „Фабрика 2“ NetPressLinku deri te artikulli origjinal: “Kurir”: Gazetarët opozitarë e vërtetojnë aferën “Fabrika 2”

Data dhe koha e publikimit: 03.04.2015

Data e recensionit: 06.04.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Afera “Fabrika 2”, të cilën e publikoi gazetari opozitar Vasko Eftov, në të cilën LSDM-ja dhe SOROS-i formojnë rrjet të gazetarëve të cilët i financojnë me qëllim që tÇi mbrojnë interesat e tyre mori konfirmim të ri.

Gazetari futet në këtë tekst me konstatimin se gazetari Vasko Eftov e ka “publikuar” aferën “Fabrika 2”, që nuk është e vërtetë. Fakt është se Eftovi përmendi se ka diçka të tillë, mirëpo ky është supozimi i tij, i shprehur pa asnjë fakt ose dëshmi konkrete. Еftovi nuk përmendi asnjë emër të ndonjë gazetari, dhe nuk zbuloi se a ka ajo “fabrikë” ndonjë lokacion siç ishte rasti me aferën “Fabrika 1”.

Еftovi e hodhi në publik aferën, mirëpo pastaj nuk doli me anjsë deklaratë ose njohuri konkrete për këtë. Çdo kush mund të dalë dhe të paralajmërojë se ka ndonjë “Fabrikë”, mirëpo pa fakte konkrete, paralajmërimet e tilla futen në kategorinë e spekulimeve, e spekulimet nuk mund të paraqiten si fakte gazetareske.

Marjan Stamenkovski, i cili vlen si një nga përkrahësit më të mëdhenj të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, duke komentuar pas konfliktit të cilin në konferencën e fundit për shtyp të LSDM-së e kishte gazetarja opozitare Meri Jordanovska me anëtarësinë e LSDM-së, theksoi se gazetarët opozitarë vijnë te Zaevi, i cili u paguan honorare. Duke e mbrojtur Zaevin, Stamenkovski e porosit Jordanovskën dhe gazetarët e tjerë opozitarë se sikur të ishte ai në vend të Zaevit, “menjëherë do t’i shutonte kur do të vinin te ai për t’ia puthur dorën për ta marrë honorarin”.

Ky është një shembull klasik për prezantimin e muhabeteve të çarshisë si fakt, me qëllim të diskreditimit të ndonjë njeriu dhe etiketimit të tij, në këtë rast të gazetares Meri Jordanovska. Gazetari në këtë mënyrë e përmend në mënyrë të drejtpërdrejtë Jordanovskën si pjesë të “Fabrikës” së re dhe e akuzon se ka marrë para nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Përfundimi i këtillë është nxjerrë nga një koment në Facebook, i cili nuk ka asnjë peshë. Në këtë rast, autori i tekstit ka mundur të përpiqet të kërkojë deklaratë nga Stamenkovski, ose nga Jordanovska dhe lexuesit t’ia ofrojë të vërtetën.

Në këtë tekst, autori i ka shkelur disa nene të Kodit të gazetarëve, e veçanërisht Nenin 1, i cili thotë se:

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht për spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.

Ky artikull nuk ofron asnjë dëshmi, por bazohet në spekulime, ndërsa autori, nëpërmjet konstatimeve të tij, përpiqet ta orientojë lexuesin në mendim të gabuar.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button