Zhernovski: Referendumi i radhës në Qendër do të jetë për Vodnon

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski i ftoi banorët e Vodnos më 26 prill të dalin në referendum në vendvotimet ku votojnë për të gjitha votimet dhe të deklarohen nëse janë për ruajtjen e pamjes autentike të QTQ-së.

“Vitin tjetër sërish do të ndajmë mjete buxhetore nga Komuna për organizimin e referendumit në nivel lokal. Referendumi i radhës në Qendër do të jetë për Vodnon. Me të, do ta kufizojmë lartësinë e Vodnos, që mos të mund asnjë pushtet të uzurpoj hapësirën- tha Zhernovski.

Zhernovski paralajmëroi se muajin e ardhshëm vazhdon aksioni i Komunës Qendër “E tërë Qendra me biçikletë” që u tregua e suksesshme vitin e kaluar. Çdo i interesuar që dëshiron të vozis biçikletë të re, do të merr subvencione nga Komuna.

Lajme të ngjashme

Back to top button