Millanoviq: Maqedonia sa më shpejtë në NATO dhe BE

Maqedonia duhet sa më parë të jetë atje ku e ka vendin – në NATO dhe në BE, theksoi kryeministri kroat, Zoran Millanoviq në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeminsitrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili sot po qëndron për vizitë njëditëshe zyrtare në Kroaci.

Millanoviq theksoi se Maqedonia duhet sa më shpejtë t’i fillojë negociatat për inkuadrim në BE, ndërsa hyrja në NATO të bëhet menjëherë, njoftoi MIA.

Kryeministri Gruevski tha se pret që Kroacia, e cila tashmë është anëtare e BE-së, të jetë edhe më tutje mbështetësja jonë e fuqishme, duke theksuar më pas, se Maqedonia i përmbushi standardet për hyrje në BE, por kërkohen mënyra për zgjidhje të kontestit që na e imponoi fqinji ynë jugor dhe të hapet rruga për integrim në NATO dhe në BE.

Dy kryeministrat theksuan se Maqedonia dhe Kroacia janë vende mike të cilat ndajnë vlera të përbashkëta dhe nuk kanë çështje të hapura.

Janë këmbyer informata lidhur me ekonomitë e të dyja vendeve dhe interesimet e kompanive për të investuar edhe në Maqedoni edhe në Kroaci. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button