Maqedoni, këto janë shkollat të cilat bojkotojnë mësimin

Vazhdon bojkoti i mësimit në shkollat e mesme në Shkup, Kumanovë, Veles, Strumicë dhe Tetovë . Ndërsa në Ohër protestuan nxënësit e gjimnazit dhe ekonomisë të mbështetur edhe nga këshilli i prindërve. Rreth 300 nxënës i thanë jo reformave të cilat i cilësuan si joadekuate pasi të njëjtat sipas tyre nuk synojnë përmirësim të arsimit të mesëm. Nxënësit e shkollave të mesme insistojnë që lënda e matematikës të hiqet dhe të ndërpritet testimi ekstern.

Protestat e nxënësve u mbështetën edhe nga këshilli i prindërve në Ohër. Sipas tyre, iniciativa e nxënësve është e drejtë. Prindërit kërkojnë që të kthehet koncepti i vjetër i maturës shtetërore.

Ja dhe harta me vendet në të cilat bojkotohet mësimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button