Maqedonia vend i miteve, idealeve dhe kulteve

Në kujtimet e tij, Uinston Çurçil shkruan se popujt e shtypur, popujt e vegjël dhe popujt e pailuminuar, janë të pritur të krijojnë mite, idole dhe kulte; kurse popujt e mëdhenj nuk e kanë këtë prirje, ngase ato, idhujt, mitet apo idolet, i trajtojnë për të rremë. Para shumë vitesh lexova në një gazetë zvicerane shënime udhëtimi të një gazetari, i cili  kishte qenë pjesë e një ekspedite në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në përshtypjet e tij, gazetari kishte fiksuar pikërisht këtë fenomen ndër ne dhe popujt fqinj me ne: të jetuarit me mite, kulte, idole dhe legjenda.

“Sapo zbrita shkallët e avionit, duke ecur nëpër pistë, në të djathtë, tej rrethimit me tela po kullosnin një tufë bagëtish. Areoporti kishte një pamje të improvizuar sikur aeroportet në Paraguaj apo Uruguaj, ku kapot mafiozë bënin bartjen dhe transportin e drogës. Para hyrjes, me shkronja të mëdha ishte emri i aeroportit: ‘Aleksandri i Madh’”.

Kjo nuk është Turqi; kjo është Maqedoni!

Para disa viteve, duke udhëtuar jashtë shtetit me makinë, po prisja para një dogane. Në një moment, afrohet një doganier dhe pyet nëse dinte ndokush turqisht? I thashë që dija unë. Bëhej fjalë për një makinë me targa turke, brenda së cilës ndodheshin dy burra. Pasi bëra për pak çaste përkthyesin dhe u konstatua se gjithçka ishte në rregull, doganieri më tha që t`u drejtohesha burrave me këto fjalë, për t`jua transmetuar në turqisht: “Ova nije Turska. Ova ije Makedonska”. Kjo kërkesë e doganierit më futi pak në siklet. Isha në dilemën për të gënjyer apo thënë të vërtetën. Siç thashë, ishin dy burra, ku njëri prej tyre ishte i gjatë, pedant, i matur në sjellje, i cili, me një buzqëqeshje ironike, mu drejtua e me tha: “Thuaji atij kapadaiu (për doganierin e kishte fjalën), se po  të na lejonin, brenda natës do kthenim emrat e vilajeteve si para qindra vjetësh”. E kjo më çoi ndërmendje kujtimet e Çurcillit që kisha lexuar vite më parë në veprën e tij ‘Tragjedia greke’, kur ai ishte ministër i Luftës. Ja ç`shkruan: “Kryeministri Xhorxh Llojd, ishte mërzitur nga disfata që kishte pësuar me aleatët, pasi tentoi që Kostandinopolin (Stambollin), t`jua kthente grekërve, për të ringjallur kështu  Perandorinë Bizantine. E unë i thashë se nuk mundej të sfidonte dot një komb, i cili kishte sfiduar ndër shekuj gjithë botën”.

Doganieri që më diktoi ç`tu thosha shtetasve turq në gjuhën e tyre, qartazi kishte një urrejtje patologjike ndaj tyre; një urrejtje të mbjellë nga indoktrinimi ideologjik bizantino-pansllavist, që në tekstet shkollore.

Niçe thotë se armikun mund ta urresh, por kurrë ta nënçmosh apo injorosh.

Ne, jemi popull hyjnor e biblik

Aty nga vitet `90 më kujtohet që duke parë televizor, pashë një deputet maqedonas, i cili, i zhytur në narcizëm e romantizëm nacionalist, deklaronte pa asnjë vetëpërmbajtje, se ata, pra maqedonasit, ishin pasardhës të qytetërimit perëndimor, popull superior me tregues hyjnor e biblik(!!!); se populli maqedon ka qenë djep civilizimi që në lashtësi, e të tilla e të tilla. Por ky pohim, e shumë pohime të ngjashme të tyrë, janë absurde në paradoksin që bartin. Sepse deklarime të tilla, nxjerrin akoma më shumë në pah tragjikomiken e tyre, ku pohime të tilla delirante, tregojnë për krizën e identitetit e kompleksin e inferioritetit që i mban të kapluar. Vetëm kështu mund të shpjegohet prirja e sforcuar për të sajuar heronj që nuk i ke patur kurrë, për të uzurpuar të dhëna të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të popujve të tjerë, për të shpallur veten si racë superiore e me një gjuhë që thua se është gjuhë e Zotit(!!!); tipare këto, që më së shumti tregojnë dekadencën e përfaqsuesve elitarë të një populli, një specie njerëzore e mbetur në primitivitet.

Eshtë një maksimë e Niçes, që thotë: “Ji ai që je! Njih vetëveten! O ju të varfër, o ju sterilë, o ju të marrë e meskinë! Tokë e keqe, bar i keq!” 

Akademikët dhe historianët maqedonas, dalin me tezën se populli maqedon ka origjinë antike

Po cilët janë në të vërtetë maqedonët e lashtë?!  

Elita maqedonase asnjëherë nuk ka qenë koherente lidhur me etnogjenezën e tyre, duke u endur sa këndej e sa andej, në kërkim të rrënjëve, që në pamundësi për t`i gjetur, kanë zgjedhur t`i sajojnë. Në fillim të shekullit të `20, dilnin me tezën se prejardhjen e kanë bullgare. Pas Luftës së Dytë Botërore, u mjaftuan duke thënë se kanë prejardhje sllave; e tash së fundi, po pretendojnë se prejardhja e tyre është nga grekët e lashtë, e se ata janë pasaradhës të Aleksandrit të Madh e Lekës,  gjë që ka çuar në një ngërç në raportet me Greqinë dhe ato ndërkombëtare, siç është çështja e emrit, ende e pazgjidhur. Dy partitë shqiptare si pjesë e spektrit politik të Shkupit, mbeten në pozita margjine e pasive përballë kësaj çështjeje, pa patur asnjë rol ndikues, – pasi dhe nuk i pyet kush, – në zgjidhjen e ngërçit të emrit. Ata janë gjithnjë vetëm në pritje për krijuar aleanca me partitë maqedonase, për të përfituar ndonjë post a ndonjë favor biznesi dhe kaq. Kauzat a tyre nuk përputhen me ato të popullit, diferenca mes të cilëve ka ardhur gjithnjë duke u rritur, ndërkohë që dhe me njëra-tjetrën shihen me ndjenjë hasmërie. Katandisja e tyre në kukulla qeveritare kur janë në pushtet, e tregon më së miri këtë. Mirëpo, mozgjidhja dhe zvarritja e çështjes së emrit, që po ka si pasojë dhe ngecjen e shumë proçeseve të integrimit në BE; kriza ekonomike dhe papunësia, po paguhet më s`pari prej shqiptarëve me një çmim shumë të lartë. Për shqiptarët e Maqedonisë, nuk është shumë me rëndësi se ç`prejardhje kanë maqedonasit; ata nuk kanë kurrfarë zilie nëse Aleksandri i Madh i përket rrënjëve të tyre; për shqiptarët, pasiqë Maqedonia është dhe shtet i tyre, e rëndësishme është që  t`i bashkohen familjes europiane. Por ja që Maqedonisë, i mungon një kastë politikanësh me këtë vizion, makar dhe një lider karizmatik e pragmatik, që ta bëj realitet këtë aspiratë. Se siç thotë një fjalë: “Si është populli, janë dhe liderët! Siç janë liderët, është dhe populli!”. Populli ka aspirata, por udhën drejt tyre nuk e ndërrmer siç duhet, duke u lënë shtigje abuzivizmi politikanëve që zgjedhin t`i udhëheqin.        

“Nuk është me rëndësi ngjyra e maces, e kuqe apo e zezë; me rëndësi është të gjuajë minjtë!”          

Frazën e mësipërme, e ka thënë ish-lideri komunist kinez, Ten Siao Pin. Kjo frazë, është përdorur më pas në kontekste të caktuara dhe nga liderë të tjerë reformatorë me përmasa botërore. Po citoj Gobaçovin, që tha gjatë viteve të fundit të regjimit komunist: “Nuk është me rëndësi se ç`emër do ketë në të ardhmen Bashkimi Sovjetik; me rëndësi për popullin është mirëqenia ekonomike, pasi shteti me sipërfaqen më të madhe në bote e me pasuri të jashtëzakonshme mbi dhe nëntokësore, jeton në varfëri. Duhet pritur me orë të tëra në rradhë për të blerë një sapun!”.

Kështu që nuk është fort me rëndësi se ç`emër do ketë Maqedonia, Maqedoni veriore apo diç tjetër; e rëndësishme është që për popullin të ketë mirëqenie e ardhmëri, sidomos në familjen e madhe europiane. Nuk është koha e nacionalromantizmave e patriotizmave boshe, e politikave folklorike, që në popull shihen si instrumentalizime politike që i kanë çuar në lodhje. Prej tyre, burojnë sllogane dhe parrulla të thata, plot blafsemi (besimi) dhe trillime.

“Ti partizan fetishist dhe dehumanist!”

Në vitet `90, një diplomat perëndimor takohet me liderin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic; i dhuron një libër atij dhe e këshillon që serbët duhet të ndryshojnë mendimin që kanë për vete dhe fqinjët, mendime që po çonin popujt në kasaphanë. Por Karaxhiç ia kthen duke i thënë se serbët janë popull gjenetikisht luftarak. “Ne  do ta vazhdojmë luftën, pasi serbët, gjithherë nga paqja kanë pësuar disfatë”, mësohet të ketë thënë Karaxhiç, që siç thuhet, ka marrë këtë përgjigje nga diplomati, thënë në një gjuhë të vdekur: “Ti partizan fetishist dhe dehumanist! Do ta paguani me një çmim të lartë këtë që po bëni, por më dhimbset populli i mjerë që ju ka juve lider”. Kurse dy dekada më vonë, në Mitrovicë, para masës së popullatës serbe, Aleksandër Vuçiç, një politikan serb i moderuar e pragmatik, mbajti një fjalim me moto ndryshimin. Tezë e tij ishte se duhet të ndryshojnë serbët, me kusht që bota të ndryshojë qëndrim karshi tyre, pasi siç është shprehur, serbët e kanë paguar shtrenjtë e më gjak mosndryshimin, duke patur në krye udhëheqës aventurierë, dogmatik e konservativ.

Sakaq, në Maqedoni është Nikolla Gruevski që nuk pranon të ndryshojë, ndërkohë që prej kësaj sjelljeje, nuk ndryshon qëndrim ndaj Shkupit zyrtar as bashkësia ndërkombëtare, e veçanërisht Bashkimi Europian. Atij i intereson kjo gjendje ‘status quo’, e ushqyer nga një popull i pailuminuar, që merret me mitë e idole, e që kërkon të ndërtojë një identitet kombëtar me copëra simbolesh të marra sa andej këndej, me nacionalromantizma e politikë foklklorike, duke e katandisur veten në një “kope kafshësh politike”- ‘Zoo Politicum’, sipas një përcaktimi Aristotelian. Por, po të ishte në krye të vendit një lider i iluminuar, çështja e emrit e ngërçe të tjera, do zgjidheshin brenda natës.

Elita politike në Maqedoni është e përçarë, ndërkohë që opozita nuk përbën një front unik, ndonëse është për ndryshim, përfshirë dhe kompromise me palën greke.

Nikolla Gruevski, është një lider tipik ortodoks, me tiparet e një dinakërie në udhëheqje, ku aftësinë për të mbajtur pushtetin e shpreh në sjellje hipokrite, ku përzihet nënshtrimi nga njëra anë, e krenaria me  epërsinë imagjinare nga ana tjetër, në funksion të një idealizimi në dukje, që më pas shndërrohet në fatalizëm, sidomos për vendin dhe popullin.

Por, edhe pse me të tilla shfaqje në zemër të Europës, ka ikur koha e despotëve dhe e tiranëve! Popujt nuk mundet dot të jetojnë e durojnë regjime e qeverisje me prirje autoritariste, në dëm të tyre.

Ty shpirt tragjik, hero dhe virgjin!”

Ktheju tokës nga ku erdhe, atje ku u linde, ku pe dritën e parë, ku pe ëndrrën e parë, atje ku qave ti shpirt i vuajtur, atje ku dielli është i ngrohtë, ku u dogje si qiri dhe nuk ndryshove kurrë!

Kthehu dhe shko, ti shpirt, që kur erdhe në këtë vend, nuk u vetëizolove kurrë, nuk u vetëpërçmove dhe asimilove; ti shpirt, i raskapitur, por kurrë i nënshtruar!

Kthehu  pra, pasi gjithë jetën e kalove në këto alpe të bukura e madhështore, në mes parajsës tokësore të Europës!

Erdhe nga Lindja, nga Ballkani në Perëndim. E ç`kërkon ti shpirt i gjorë?! Punove, fitove, ndërtove pallate; e tash, kthehu dhe jetojë dhe atë pjesë të mbetur të jetës! Kthehu më në fund në ato kodrina e male, në ato fusha, pllaja e bregore, ku balta të duket po aq e ëmbël sa mjalta! Kthehu atje ku u linde, të parët e tu, gjushër, stërgjyshër e katragjyshër, kanë varret e tyre! Kthehu atje, tek xhamia e gjelbërt, ku në fëmijëri, me gjyshin përdore, shkoje të falje bajramet, e kur ditën e shëngjergjit, nëna të lante me lule!

………………….

Kthehu atje, ku dy shkëmbinj gjigandë qëndronin ballë për ballë si shtatore: në jug, në majë të maleve, ishte “Gani dinak”; ndërsa në veri, në majë të bjeshkëve, ishte “Gani i gjatë”, ose gjigand. E pra, ky ishte tempulli im!

O ti shpirt i robëruar, që u shkëpute nga toka, gjaku dhe fisi, kthehu dhe puthe tokën, kthehu  dhe pusho përgjithmonë aty, në viset e tua, pranë gjakut tënd, të dashurve të tu!

40 vjet u shkëpute prej tyre; dhe ka ardhur çasti që të kthehesh “ishullin e parajsës” tënde. 

Shko, atje poshtë, në vendin e shqiponjave!

Ti o shpirt që jetove i shkëputur nga trupi, punove dhe veprove vetëm me instikte, shkoj atje poshtë në vendin e shqiponjave, atje ku popujt jetojnë me mite, legjenda e bestytni!

Ti, që për çdoherë jetove këtu me ëndrra dhe imagjinatë se një ditë do të kthehesh përgjithnjë në atdhe, tek toka dhe njerëzit e tu, a nuk ka ardhur pra ky moment?!

Në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, diku në mbi 1 mijë e 500 metra mbi nivelin e detit, ndodhen fshatrat e Malësisë së Sharrit. Rrëzë malit, ndodhet fshati Vershallë, rrethuar nga lartësi të rrëpirta e plot pllaja, me bjeshkë ku dhjetra vite më parë kullosnin bagëtia; e prej aty përhapej tëjembanë muzika e zilkave të gëzueshme, kombinuar me korrin e blegërima, si në një simfoni jetëdhënëse të natyrës me harmoni perfekte. Më në majë, ndodhet kufiri me Kosovën, ose ndryshe kufiri shqiptaro-shqiptar, me të dhënën më kokëfortë të këtij fakti, pavarsisht një realiteti të mbrapshtë diktuar me pahir afro 100 vite më parë, pasi në dy anët, jetojnë shqiptarë e vetëm shqiptarë, me jo pak mite e legjenda. Rruga deri atje, është vërtet një rrugë që lidh njerëz të së njëjtit popull, por në dy shtete të ndryshme, njerëz me një gjuhë dhe enti, me preajardhje e kod zakonor të njëjtë, por që në të kanë ecur ndër shekuj bizantët, osmanët, sllavët e bullgarët; kanë kaluar karvanë me hordhi barbare, ushtri të ndryshme, kaçakë, xhandarë, partizanë dhe ballistë.

Historikisht, këto treva kanë qenë çdop herë nën sundimin e huaj….

Gjyshërit dhe stërgjyshërit e mij, u lindën në këtë fshat. Ndërsa unë jo. Por një pjesë të fëmijërisë, e kam kaluar aty. Edhe një pjesë të rinisë. Kam kujtime të bukura që më ndjellin nostalgji nga ajo kohë.

Sipas të dhënave toponimike, duket se ka një ngarkesë sllave në emërtimet e vendeve të ndryshme, por kjo jo domosdoshmërisht tregon se viset tona janë banuar nga sllavë. Edhe në Shqipëri ka shumë toponimi të tillë, sidomos toponomi të madhe, ku veçohen emrat e fshatrave, por kjo është pasojë e pushtimeve dhe e prirjes së pushtuesve sllavë për të ndërhyrë dhelpërisht në toponiminë vendase, që më pas ta kënë si argument nacional në zellin e tyre të egër shovinist, duke pretenduar autoktoni nëpër territore e treva që kurrë nuk kanë qenë të tyret. Megjithatë, për fat të keq, në shumicën e fshatrave të malësisë së Sharrit, e sidomos në këtë fshat, nuk dihet origjina e saktë e banorëve; se cilët kanë qenë paraardhësit tanë në thellësi të shekujve, e se cili fis ka vendosur gurrëthemelin e parë aty, për të krijuar më pas një zonë banimi me trajtat e një fshati. Eshtë e papranueshme që sot, në shekullin e `21, të mos mundet të kemi të dhëna të mirëfillta të një niveli akademik për të parët e këtyre trevave. Ne, pasaradhësit, ua kemi borxh të parëve tanë, atyre për të cilët ende nuk kemi të dhëna të detajuara, që në respekt të trashëgimisë shpirtërore që na kanë lënë, t`jua zbulojmë rrënjët e të nxjerrim në dritë identitetin e tyre të vërtetë e të kristaltë. Duke nisur që nga shekulli i `15, të gjithë këto treva u përfshinë nën juridiksionin e Perandorisë Otomane. Dhe shumë të dhëna të imtësishme për to, duhet të gjenden patjetër në arkivat e Stambollit, për të cilat duhet të kryhen kërkime në nivel shkencor dhe akademik.

Gjurmë Krishterimi…

Gjykuar nga emërtesat e disa lagjeve, ose ndryshe mëhallave,  si Zene, Lurë, Gjine, mund të themi se ato përfaqsojnë një të dhënë për autoktoni shqiptare, ngase ato janë burimore dhe tregojnë origjinën e familjeve dhe fiseve të vjetra të atyre anëve. Në afërsi të fshatit Vershallë, gjenden  dhe themelet e një kishe. Dhe është normale që diku-diku, të gjenden dhe gjurmë krishterimi, pasiqë duke gjykuar në prizmin fetar të rrjedhës historike, besimet si pjesë identitare e popullatave të ndryshme në kohë të caktuara, lanë lënë gjurmët e veta, sidomos në pasurinë materiale. Por, ndonëse këto troje janë autoktoktone shqiptare, edhe pse fshati ndodhet shumë afër trekëndëshit të kufirit aministrativ Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, kjo prapseprap krijon një pikëpyetje mbi të etnicitetin e banorëve  të atyshëm dikur. Sepse Ballkani, por dhe rajoni më gjërë ose dhe vetë bota, duhen parë brenda dinamikës historike zhvillimore, ku popujt me etni e besime të ndryshme, kanë qenë enë komunikuese me njëra-tjetrën, e jo të ndara me thikë. Steriliteti etnik nuk ekziston. Në qenien tonë, në çdo kohë, gjendet ngapak një shkuar “tjetër”, që jo patjetër përkon me të tashmen. Sterilitetin etnik, e bën të pamundur dhe fakti se për shekuj me rradhë, organizimi i botës nuk ka qenë në bazë shtetesh siç është sot, ku bazë e tij është nacionaliteti; por ka qenë në formën e perandorive gjigande, që përfshinin kombe me të dhëna nacionale e entike të ndryshme, përfshirë po ashtu dhe besime të ndryshme. Duke iu kthyer fshatrave për të cilat po shkruaj, duhet thënë se përbërja e popullsisë ka pësuar ndryshueshmëri në kohë: një pjesë është zhvendosur ndër kasaba, e një pjesë janë të ardhur atyre nga veriu. Ndërkohë, popullsinë e ka karakterizuar dikur dhe besimi i ndryshëm. Ka patur aty dhe katolikë e ortodoksë, por me përkatësi shqiptare, gjë që ka rrezatuar larminë e besimeve që karakterizon dhe sot botën shqiptare, ndonëse në një përmasë më të madhe, siç është ajo mbarëkombëtare. Por, duke iu referuar historianit Kristo Frashëri, deri në shekullin e `19, njiheshin fare mirë shqiptarët e besimit ortodoks, derisa në këtë periudhë, u fillua që të thirren si maqedonas, për t`u pasuar kjo nga një asimilim i ngadaltë i diktuar nga shumë faktorë.

Sa për islamizimin e popullsisë, versioni më i pranuar historik është ai nisjes së konvertimeve masive pas konsolidimit të sundimit otoman në këto troje, shekulli `15, 16, `17 e në vijim. Por ekzistojnë dhe versione që gjurmët e para të Islamit, gjenden në ndikimin e arabëve kur ata sunduan në Siçili, më herët se shfaqja e osmanëve. Sa për mënyrën e konvertimit, përjashtohet krejtësisht varianti i shumëpërfolur i dhunës. E para, sepse ‘dhuna’ nuk ka bazë fetare; përkundrazi, në doktrinën islame është kategorikisht e ndaluar; e dyta, sepse vetë fuqia e një perandorie, faktorët ideorë, psikologjikë, sociale dhe shoqërorë që dikton ajo, diktojnë dhe në besimin individual ose masiv të popullatave nën sundim dhe administrim; dhe e treta, sepse aktualiteti i sotëm se si njerëzit përqafojnë Islamin, pa asnjë lloj presioni të jashtëm, krejt në një liri zgjedhjeje pavarsisht ambjentit social ku ndodhen, ndërkohë që myslimanët nuk gëzojnë asnjë pozitë sunduese në botë, është dëshmia më e qartë se atëbotë, nuk ka ekzistuar asnjë element dhune për të përqafuar këtë besim. Në mbështetje të kësaj teze, nuk janë të pakët as historianët bizantinë.

Konti i Vlorës, pasi pranoi Islamin………………..

Pasi historia e shqiptarëve – zaten, si e çdo populli – nis në fise, klane, bajraktarizëm e principata, është e mundur që përqafimi i Islamit të jetë bërë në këtë mënyrë, siç do jepet më poshtë një version letrar. Unë nuk zotëroj njohuritë e duhura në këtë fushë, por thjesht do t`i referohem fabulës së romanit ‘Ura me tri harqe’ të Kadaresë, të cilin e kam lexuar para disa viteve. Ndër personazhet e romanit, është dhe Konti i veriut, i cili ka fejuar vajzën me një djalë të quajtur Abdullah. Dhe në një darkë pompoze ku ishin të ftuar kontë të tjerë, princër e princesha, ai thotë se turqit nuk janë si bizantinët; dhe se Bizanti ishte duke dhënë shpirt. Kjo bëri që Konti i Vlorës të pranojë Islamin dhe t`jua dorëzojë turqve portin e Pashalimanit. Ishte ky vetëm një shembull modest, një ilustrim i thjeshtë i marrë nga një vepër letrare kadarejane, për të dhënë një tablo – sado të kufizuar – se në ç`rrathana sociale u përqafua Islami ndër shqiptarë. Por sado që u futën në Islam, në një besim të pastër monoteik dhe me parime të thikta sa i përket fondamenteve monoteike, një pjesë e shqiptarëve nuk u shkëputën plotësisht nga rite festash të trashëguara ndër shekuj, të barsura me elementë paganizmi e krishterimi, si Veselicat (ose Karnavalet), Dita e Pranverës, apo Shëngjergji.

E them paksa me bindje se në këto fshatra të malësisë së Sharrit, ekzistojnë thesare ende të pazbuluara.

…….meshkujt e rritur mes këtyre maleve të larta, i kishin shpatullat të forta si graniti, ishin burra trupfortë dhe bënin  një jetë të shkrirë me natyrën në çdo aspekt. Jo më kot, ata rekrutoheshin në rradhët e ushtrisë otomane, që më pas bënin emër të madh në karrierën ushtarake e administrative për forcë, vitalitet e inteligjencë. Ushatarakisht, ata bënin pjesë në kontigjentet e zgjedhura ta jeniçerëve që pothuaj ndodheshin të përhapura kudo nëpër perandori. Me përkushtim të madh, ata i shërbenin sovranit.  Shumë nga ata, kishin histori personale mjaft të veçanta. Përshembull, thuhet se një jeniçer shqiptar, ka arritur të shoh kokën e Ali Pashait të Janinës (Tepelenës), të varur në një kamare, gjatë një ekspedite në sarajet e Sulltanit. Siç dihet, Ali Pashai ishte një rebel i Perandorisë, që mundi të ngrejë një gjysëm-shtet të pavarur mes jugut të Shqipërisë dhe veriut të Greqisë. Ndërkohë, një tjetër jeniçer, arriti të shërbente si guzhinier tek vet Sulltani. Nga jeniçerët vinin dhe rrëfime të shumta, si ai për një Kadi që kishte urdhëruar varjen e një pronari dyqani, pas konstatimit për vjedhje me anë të peshores, ngjarje kjo e ndodhur në një qytet të Perandorisë.

Jeniçerët shqiptarë patën rol dhe gjatë zhvillimeve në Misir, në periudhën e fundit të sundimit otoman, në krijimin e shtetit të Egjiptit, duke iu bashkuar Mehmed Ali Pashës.

Ja cili kishte qenë fati një malësor shqiptar, që në të ritë e tij kishte shërbyer si jeniçer në shërbimin e zjarrëfikëses, ashtu siç ishte në atë kohë. Në moshë të thyer, ai kthehet nga Stambolli dhe rrëfen: ….e kishte kthyer, djegur kazanat, ishin vrarë me qindra jeniçerë, dersa Sulltani e kishte shtyrë nën kontroll. Ky malësor kishte shpëtuar kokën, pasi për muaj me rradhë kishte qëndruar i fshehur. Më pas ishte punësuar tek një tregtar grek, tek i cili kishte punuar shumë vite. Nga greku, ai kishte mësuar mbi marrjen e Kostandinopojës, atë mëngjes maji të vitit 1453. Sipas plakut grek, rrethimi kishte vazhduar për 90 ditë, derisa sulltan Mehmet Fatihu urdhëroi sulmin final. Këmbanat binin anembanë qytetit. Luftëtarët osmanë kishin thyer portën kryesore e kishin depërtuar brenda pa asnjë mundim. Kjo, falë disa inisiativave të guximshme dhe të padëgjuara më parë në artin ushtarak, siç ishte kalimi i varkave të mbajtura në krah. Shumë shpejt, mbi kullën kryesore kish nisur të valëvitej flamuri osman; dhe këtu kishte marrë fund gjithçka: Bizanti kishte rënë përfundimisht. Po nga plaku, malësori shqiptar kishte mësuar se ata mbanin gjithnjë zi fshehurazi atë datë kur Kostandinopoja ra: 29 maj.                                                                                                     Perandoria Otomane ishte e përhapur ne tre kontinente. Ajo vjen e dyta pas asaj Romake për gjiagandizmin e saj dhe kohëzgjatjen e ekzistencës. Në shumë drejtime, ajo ka qenë një perandori unikale dhe e pangjashme: ishte kozmpolite, bipolare dhe policentriste. Dhe ka qenë fat për Europën që persianët nuk qenë aleatë, nuk iu bashkangjitën osmanëve në synimin për të marrë Europën. Falë disa lëvizjeve të Vatikanit, u mundësua që Europa të shpëtojë pa rënë nën sundimin otoman.

Pas rënies së Perandorise Otomane në kapërcyell të shekullit `20, shumë luftëtarë të saj u kthyen në trojet e tyre, plot dinjitet. Brezi i fundit që shërbeu dhe jetoi në atëv perandori, ishte ai i viteve `50-60, njerëz në moshë të thyer, të cilët rrëfenin sa e sa ngjarje nga  jeta nën atë perandori dhe fati i tyre.

 

Rënia e një perandorie, sigurisht që do gjeneronte efektet e veta në çdo plan jetësor, sidomos në fatet e popujve që kishin bërë pjesë në të. Tashmë, pas shpalljes së pavarur e shtete më vete, nisën pretendimet e secilit në kurriz të njëri-tjetrit. U dalluan veçanërisht pretendimet sllave mbi tokat shqiptare, të ndihmuar dhe nga shumë fuqi të huaja, që haheshin me njëra-tjetrën në truallin e Ballkanit, duke ndërsyer si qen ca elita vendase me prirje të egra nacionaliste, deri në kriminalitet të pastër. Dhe viktimë kryesore, qenë shqiptarët. Ç`prej atëherë e akoma dhe sot, sllavët janë vërsulur në shumë forma ndaj shqiptarëve, por në fillimet e tentativës për krijimin e shteteve nacionale, ata vranë, torturuan, masakruan e burgosën shqiptarë pa mëshirë. Një terror i vërtetë, që vijoi pothuajse 100 vjet e që kulmoi me pranverë-verën e `99 në Kosovë, ku u tentua një spastrim etnik i pangjashëm në brutalitet. Serbët e bullgarët, ishin të parët ata që iu vërsulën tokave dhe popullsisë shqiptare sapo ra Perandoria Otomane. Ata dhe mes vedi kishin kontradita, për shkak të pretendimeve tokësore, por viktimat i shkaktuan ndër shqiptarë. Serbia ishte aleate e paktit ATANTA ku bënin pjesë Franca, Anglia dhe Rusia; ndërsa Bullgaria ishte aleate e fuqive centrale, ku bënin pjesë Austro-Hungaria, Gjermania dhe Turqia. Një plak mbi 100 vjeç, rrëfente atë kohë mbi sulmet serbe me artileri mbi fshatin ku ai jetonte, ku shumë banorë merrnin arratinë nëpër male.

Pas shërbërjes së Perandorisë Otomane dhe asaj Austro-Hungareze, përfndimit të luftrave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, në Versajë afër Parisit u mbajt një Konferencë, e quajtur si e Paqes. Aty u vendos për formimin e shtetit të Jugosllavisë, me bazë monarkinë serbo-kroato-sllovene, ku gjysma e trojeve shqiptare mbeti aty, brenda kufirit administrativ të shtetit të ri. Pas kësaj, nisi një fushatë e egër sprastrimi etnik, rrëmbime tokash nëpërmjet një të ashtquajture Reformë Agrare, dyndje kolonësh sllavë në vendbanime shqiptare, sa arritën deri në fushën e Pollogut. Ç`prej asaj kohe, shumë shqiptarë u zhvendosën masivisht në Turqi, që njihet dhe si periudha më e vështirë për ta. Vitet `20-`30, do mbahen mend si më tragjiket ndër shqiptarët e mbetur në Jugosllavi, pasi u detyruan të braktisin shtëpi, prona e troje, duke zgjedhur të jetojnë në Turqi, si pasojë e dhunës sllave karshi tyre.

 

……………………………kolera e shumë sëmundje të tjera

Malësorët udhëtonin këmbëzbathur, edhe në kohë me dëborë, duke u endur maleve për një kokër misër. Këta malësorë, kanë përjetuar të njëjtën odise, si në poemën e Migjenit ‘Legjenda e misrit’.

Pas Luftës së Dytë Botërore, me formimin e Jugosllavisë, me ankronimin AVNOJ – tashmë nën një pushtet komunist, që ndryshe u quajt dhe Jugosllavia Titiste – këto treva të malësive në troje me popullsi shqiptare, mbetën të margjinalizuara dhe diskriminuara. Si një e dhënë e dukshme për këtë, ishte diferenca mes këtyre zonave dhe atyre ku banonin popullsi maqedonase, ku infrastruktura, vendet e punës  dhe shërbimet publike, ishin në një nivel shumë të lartë krahasuar me vendbanimet shqiptare. Tek këto të fundit, sa e sa vdekje ndodhnin vetëm nga mungesa e kushteve dhe shërbimeve, sidomos në moshat e vogla, ku mortaliteti që në lindje ishte shumë i lartë. Ndërkohë, shumë shqiptarë detyroheshin të linin vatrat familjare për të emigruar qoftë dhe brenda hapësirës jugosllave, duke bërë punët më të rënda për sigurimin e jetesës. Në fillim të viteve `70, një pjesë e madhe shkuan në perëndim për të punuar, në një valë masive emigratore, që vijon dhe sot të ketë pasojat e veta, me fshatra gjysëm të zbrazura.

Por edhe pse në varfëri e mjerim, banorët e fshatrave shqiptare janë njohur për virtyte: krimi kurrë nuk ka qenë prezent në jetët e tyre, si dhe kanë punuar e jetuar me ndershmëri, edhe pse në vështirësi mbijetese.

……………………………………vrasje para shumë vitesh, ku disa të mitur e adoleshentë vranë një plak. Kjo ishte një urtësi në favor të tolerancës dhe një premisë për qytetërim.

Fshatrat e Malësisë së Sharrit, nuk kanë qenë të prekura nga Kanuni – i Lekë Dukagjinit, apo ndonjë tjetër – edhe pse në kufi me veriun e Shqipërisë dhe martesa të përziera.

Një goditje tjetër të rëndë nga pikëpamja sociale, këto treva e morrën pas viteve `90, kur nisi shpërbërja e Jugosllavisë. Plus valës emigratore, ato u përfshin dhe nga probleme të tjera të mprehta sociale, si pasojë e thellimit të braktisjes nga ana e shtetit, edhe pasi Maqedonia u bë e pavarur; pasi, politika diskriminuese e ndjekur në kushtet e Jugosllavisë, vijoi pa u ndaluar dhe në rrethanat e reja që u krijuan pas rënies së sistemit komunist. Ndaj jo më kot, ishin pikërisht këto fshatra që kontribuuan më fort gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, ku shqiptarët reaguan edhe të armatosur për të drejtat e tyre, derisa u mbërrit në Marrëveshjen e njohur të Ohrit. Banorët e tyre, mbështetën luftëtarët me armë, ushqime, strehim, mikëpritje e solidaritet. Por edhe pse me një kontribut kaq të madh, pas përfundimit të konfliktit, këto fshatra u lanë sërish në mëshirën e fatit, me të njëjtën shpërfillje e braktisje, kësaj rradhe – për fat të keq – dhe me një “ndihmesë” të vetë faktorit politik shqiptar, ku një pjesë kishin qenë në llogoren e luftës. Ishte një kthim shpine që nuk i ka hije shqiptarit, veçanërisht kur ndodhet nën diktatin e të huajit aspak dashamirës.

E vetmja perspectivë që mund të rimëkëmbë jetën e atyshme, është zhvillimi i blektorisë dhe turizmit. Resurset natyrore janë të jashtëzakonshme. Por politikat mbështetëse e nxitëse, mjaft të mangëta. Dhe kjo është e kuptueshme, për një shtet që nuk i intereson një popullsi shqiptare e zhvilluar dhe në prosperitet. Gjendja e tyre për momentin është e mjerë. Braktisja nga emigrimi ka bërë të vetën. Lagje të tëra fshatrash janë pothuajse të pabanuara. Shtëpitë ku ende del tym, kanë brenda vetëm pleq më së shumti, ndërkohë që Zoti ka ofruar një natyrë shumë bujare rreth e rrotull, me pasuri e bukuri të jashtëzakonshme.

Dhe është fatkeqësi që këto perla të Sharrit, të mbeten të pabanuara dhe pa jetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button