Banorët e fshatit Orllancë në panik, rrëshqitja e dheut rrezikon shtëpitë

Rrëshqitjet e dheut në fshatin Orllancë të Komunës së Haraçinës kanë nisur të marrin përmasa shqetësuese. Banorët thonë se reshjet e fundit të shiut dhe lagështia e madhe në tokë po rrezikojnë pothuajse të gjithë tokën pjellore të fshatit. Ata gjithashtu thonë se panik më i madhe është shkaktuar tash kur rrëshqitja e dheut i është afruar shumë afër shtëpive të fshatit, transmeton Alsat M.

Banorët apelojnë deri tek Komuna e Haraçinës, por edhe deri tek organet kompetente që të reagojnë, pasi në të kundërtën rrëshqitja e dheut, pa ndonjë intervenim nuk do të ndalet.

Deri më tani askush nga Komuna e Haraçinës nuk ka vizituar këta banorë dhe nuk ka dalë në terren për të parë gjendjen me rrëshqitjen e dheut. Fshati Orllancë numëron 750 banorë dhe ka mbi 150 shtëpi. Banorët thonë se rrëshqitjet e dheut pothuajse kanë dëmtuar të gjitha tokat e mbjella me grurë. Sipas tyre hera e fundit që mbahet mend një shembje e ngjashme e dheut ka qenë në vitin 1962.

Lajme të ngjashme

Back to top button