Llazareviq: Fundi i Gruevskit do të jetë i turpshëm dhe mizor

Ish zëvendës ministri i shëndetësisë dhe njëri ndër themeluesit e së ashtuquajturës, “Treshja e Amsterdamit”, Vlladimir Llazareviq në një intervistë për portalin “Faktor.mk”, ka deklaruar se veprimtaria e tyre përshpejton rënien e pashmangshme të Nikolla Gruevski nga froni i partisë dhe nga posti i kryeministrit. Sipas tij rënia e Gruevskit do ta dërgojë atë në panteonin e njerëzve të palavdishëm të historisë modern të Maqedonisë..

‘Nisma jonë vjen si rezultat i gjendjes paranoike në të cilën ndodhet vendi, në të cilën si pasojë e udhëheqjes direkte të Nikolla Gruevskit, gënjeshtra shitet si e vërtetë, jo normalja shitet si normale, krimi dhe korrupsioni shiten si vlera më të larta shoqërore. Kjo për ne është plotësisht e papranueshme dhe ne njëzëri e luftojmë këtë të keqe e cila energjinë e vet e fiton nga fuqia e partisë VMRO DPMNE-së. Prandaj ne përpiqemi t’ia shkëputin fuqinë Gruevskit nga rrënja, pra nga partia. Në këtë kuadër ne arrimë sukses çdo ditë, dhe këtë e ndjen edhe Nikolla’, ka deklaruar Vlladimir Lazareviq, ish funksionarë i VMRO DPMNE-së.

Për Llazareviqin pretendimet e VMRO-së se përgjimet janë kryer nga shërbimet e huaja, se Zaevi është tradhtar dhe Gruevski triumfues janë përralla të ulëta. Llazareviq bëri të ditur se nisma e ‘treshes holandeze’ ka fituar mbështetje të fuqishme edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Sipas Llazareviq fundi i Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij është i shpejtë ndërkohë që fundi i tyre do të jetë i turpshëm dhe mizor.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button