Arrestohet një shkupjan i cili ka dashur të shkelë një polic

­ Pas kontrollit të rregullt paraprak nga ana e policisë së trafikut në bul.”Serbia” në Shkup, dje në orën 03:00, në automjetin transportues “Reno Master” me targa të huaja R.D.(37) nga Shkupi, i cili ka drejtuar me automjetin nuk është ndalur në sinjalin policor për ndalje dhe ka tentuar t’i shkelë policët nga patrulla me ç’rast ka ikur në drejtim të rr.”Todor Çangov” duke mos i respektuar sinjalet e ndritshme dhe të zëshme policore për ndalje.

Pas masave të ndërmarra ai është takuar në bul.”KAÇKM”, e ka ndalur automjetin, por kur një pjesëtar i “Alfa”­ve është nisur drejt automjetit të tij, e ka nisur automjetin, ka tentuar që ta shkelë me ç’rast e ka braktisur vendin e ngjarjes.

MPB sot njoftoi se ai është takuar më vonë nga “Alfat”, me ç’rast ka treguar rezistencë aktive, por është mposhtur dhe është arrestuar në Stacionin policor në Kisella Vodë. Pas pastrimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë adekuate.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button