Kosovarët me ndërmjetës komunikojnë me botën

Të gjitha thirrjet telefonike ndërkombëtare që vijnë në Kosovë përmes Telekomit të Kosovës tash e tutje do te “filtrohen” nga një kompani private.

Me urdhër të Autoritetit Regullativ të Telekomunikimeve Elektronike dhe Postare të enjten do të nënshkruhet edhe marrëveshja mes PTK-së dhe kompanisë “Kosova Communications“, e cila do të bëjë terminimin e trafikut ndërkombëtar të thirrjeve, shkruan gazeta Tribuna.

Kjo kompani është licencuar nga rregullatori në vitin 2011, ndërkaq vendimi për ta obliguar PTK-në që të lidhë marrëveshje me të është publikuar më 28 gusht të këtij viti dhe ajo duhet të përmbyllet në afat prej 15 ditësh. Refik Hamiti, njëri nder udhëheqësit e kompanisë ‘Kosova Communications’ i ka thënë gazetës të hënën se gjatë javës do të vijnë në Kosovë nga Gjermania dhe do ta nënshkruajë marrëveshjen. 

“Momentalisht jam në Gjermani. Të mërkurën do jemi në Kosovë. Kurse, kontrata do të nënshkruhet të enjten” ka thënë Hamiti. Ai nuk ka dashur të flasë më shumë për punën që do ta bëjë kjo kompani pas nënshkrimit të kontratës.

Lajme të ngjashme

Back to top button