Në Hekurudhat e Maqedonisë punësohen 25 shqiptarë, përfaqësimi i drejtë ende larg

Në Ndërmarrjen Publike Hekurudhat e Maqedonisë 25 shqiptarë kanë marrë vendime pune. Të gjithë ata janë marrë nga “Pyjet e Maqedonisë” që u pranuan , por që ngelën në shtëpi për shkak të sistemimit.

Shkupi, Kumanova, Likova, Tetova Tearca, Jegunovca, Gostivari, Kërçova janë  komunat dhe vendbanimet nga ku vijnë  numri më  i madh i të  punësuarve. Nga 14 prilli të punësuarit e ri do vendosen në  vendet e tyre të punës.

Me gjithë punësimet e fundit, përqindja e shqiptarëve, në Hekurudhat e Maqedonisë, sipas zëdhënësit Nevzat Mamuti është diku mbi 10 për qind.

Drejtori i Hekurudhave të  Maqedonisë,  Irfan Asani u dëshiroi mirëseardhje punëtorëve të ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button