Përfundoi rindërtimi i urës ne Bit Pazar

Këto ditë mbaruan punimet në sanimin dhe  rikonstruimin e  një pjese të konsiderueshme  të mbikalimit mbi  bulevardin Nikolla Karev, më konkretisht urës se Bit Pazarit.

Ndërtimi i urës ishte një  aktivitet  i përbashkët  i Komunës se Çairit dhe Qytetit të Shkupit. Komuna e Çairit  në këtë projekt mori pjesë me një donacion në vlerë  prej 1.000.000,00 denarë nga ndërmarja “Eftinija  Rolls” për rikonstruimin e plote të rrethojës (gardhit) dhe pjesëve përcjellëse, ndërsa Qyteti i Shkupit   mori pjesë ne sanimin dhe rikonstruimin e pllakave bartëse dhe asfaltimin e pjesës për  biçikleta dhe këmbesorë  në vlerë prej afër 1.5000.000,00 den.

Komuna e Çairit vazhdon bashkëpunimin  me Qytetin e Shkupit në projektet e perbashkëta.

“Mbetet te falënderoj qytetaret e Komunës se Çairit  për mirëkuptimin për pengesat eventuale  gjatë realizimit të punimeve për sanimin dhe rikonstruimin e  urës  në fjalë e cila u realizua disa muaj me radhe dhe mbaroi para  disa ditëve” shtoi gjatë deklaratës së tij Kryetari i Këshillit te Komunës së Çairit Zahir Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Back to top button