Thaçi ngushëllon Obamën

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe popullin amerikan, me rastin e vrajses dhe plagosjes së disa qytetarëve amerikanë.

“Me dhembje mësuam lajmin për ngjarjen tragjike në Uashington, me ç’ rast kanë humbur jetën dhe janë plagosur disa qytetarë amerikanë”.

“Vrasja në Navy Yard ka shkaktuar pikëllim te miqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithashtu në Kosovë po përjetohet rëndë”.

“Populli i Kosovës dhe institucionet e tij solidarizohen me administratën e SHBA-së, me popullin amerikan dhe veçanërisht me familjet e viktimave”, thuhet pos tjerash në telegramin e kryeministrit Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button