KShZ do të shkarkojë kryetarin e KKZ Qendër

Në seancën e ardhshme të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Nikolla Rilkovski, kryetari i komisionit do të nis procedurë për shkarkimin e Kosta Mitrovskit, kryetari i Komisionit komunal zgjedhor në Qendër, i cili në një prej bisedave që publikoi LSDM, ministrit të lidhjeve, Mile Janakieski i tregon se ka arritur të nxjerr katër lista zgjedhore.

Në deklaratë pas seancës së sotme të Komisionit, ku anëtarët e KZSH miratuan udhëzimin për referendumin lidhur me fasadën e QTQ-së në Shkup, Rilkovski tha se nëse Mitrovski vet nuk jep dorëheqje, në seancën e KShZ, që duhet të mbahet menjëherë pas festave, Komisionit zgjedhor shtetërorë do të nis procedurë për shkarkimin e tij, por komisioni nuk ka mundësi ta ndjek penalisht.

“Pas asaj që dëgjuam, të paktën sipas mendimit tim, ky person për aspekt moral nuk ka kredibilitet të jetë në komision zgjedhor- thotë Rilkovski.

Kryetari i KZSH tha se deri më tani numri i votuesve në listën zgjedhore nuk është ndryshuar shumë nga zgjedhjet e vitit të kaluar gjegjësisht ka dallim vetëm 500-600 votues. Për referendumin, qytetarët mund të votojnë në 78 vendvotime ndërsa të drejtë vote kanë rreth 43.461 banorë të komunës (kryetari i KZSH nuk ishte i sigurt a janë 43.461 apo43.481 votues).

Lajme të ngjashme

Back to top button