Armata sllovene për vizitë në Maqedoni

Një delegacion i Forcave të armatosura të Republikës së Sllovenisë i kryesuar nga shefi i SHM­së gjeneral majori Andrej Osterman qëndron për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë. Delegacioni do të pritet me nderime të larta ushtarake nga ana e shefit të SHM të ARM­së gjeneral­nënkoloneli Goranço Koteski, ndërsa gjatë qëndrimit do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes Zoran Jolevski. Në takim pritet të bisedohet për avancimin e bashkëpunimit ushtarak bilateral, trajnim të përbashkët midis dy armatave dhe përvojat e ARM­së nga pjesëmarrja në misionet e kryesuara nga NATO dhe BE.

Shefi i FA të Sllovenisë do të ketë mundësi ta vizitojë edhe Qendrën për trajnim të pilotëve ku do të njihet me kapacitetet dhe mundësitë për trajnim. Bashkëpunimi bilateral midis Armatës së Maqedonisë dhe Forcave të armatosura të Sllovenisë zhvillohet në disa sfera siç janë arsimi, trajnimi, stërvitjet, logjistika ushtarake dhe të tjera. Në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2013 në poligonin e armatës “Krivollak” u realizua stërvitja ushtarake “Sfidë” në të cilën pjesëtarët e të dy armatave demonstruan gradë të lartë të trajnimit dhe stërvitjes në qitje të caqeve në hapësirë ajrore me sistem raketor “GJILPËRA”. Viteve të kaluara, oficerë të ARM­së janë shkolluar në institucionet e larta arsimore ushtarake në Slloveni.

Lajme të ngjashme

Back to top button