Kukeli jashtë fushave për disa javë

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë Burim Kukeli ka pësuar një lëndim dhe do t’i duhet të qëndrojë për disa javë jashtë fushe.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare luajti për 90 minuta në fitoren 2-1 ndaj Armenisë në “Elbasan Arena” pak ditë më parë është dëmtuar në takimin e kësaj fundjave në Zvicër, ku skuadra e tij Zurich përballej me Luzernin, skuadër ku luan edhe futbollisti tjetër shqiptar, Jahmir Hyka.

Kukeli u detyra ta lërë fushën në ndeshjen me Luzernin në minutën e 63-të dhe tanimë i duhet të qëndrojë pa luajtur për disa javë.

Lajme të ngjashme

Back to top button