Dënimet godasin firmat në mënyrë selektive dhe sipas qejfit të politikanëve

Dënimi selektiv për të cilën me vite flasin firmat doli në shesh pas lëshimit të bisedave të përgjuara nga LSDM-ja, ku shihet qartë tendenca për dënimin e firmave që  nuk janë të afërta me pushtetin.

Analistët ekonomik, thonë se politika e ndëshkimit, ka humbur qëllimin e saj që të jetë masë preventive që të mso ndodhë ngecje në ekonomi, transmeton Plusinfo.

“Kompanitë frikësohen haptas të flasin për presionet dhe dënimet që i kanë pas kontrolleve të inspektorëve. Për këtë arsye rrallë mund të flitet në mënyrë të argumentuar për presione politike. Ajo që është e qartë është se sa herë që ka rënie të të ardhurave në buxhet ka kontrolle të shpeshta të inspektorëve me çka dënimet nuk e kanë për qëllim masën preventive, por mbushjen e arkës së të ardhurave”, thotë analisti ekonomik Sllobodan Najdovski.

Megjithëse më rrallë se më parë, kompanitë dalin në opinion me ankesa dhe akuza se dënohen në mënyrë selektive.

Para dy javëve në Kumanovë, ndodhi një kaos i vërtetë kur 40 autobusë u dërguan në kontroll teknik. Njëri nga pronarët e autobusëve Oliver Stefanovski, tha se nga 13 autobusë, gjysma e tyre është nxjerrë me defekt teknik deh ka marrë dënimin prej 12 mijë eurosh dhe se për këtë nuk ka arsye të vërtetë, por bëhet fjalë për një zgjedhje selektive të policisë.

Prapavijën politike të aksionit e pa edhe kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski, i cili tha se policia duhet të ketë kontrolle të këtilla.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button