Paratë e prishën futbollin

Futbollistët dhe trajnerët shikojnë ndeshje me sy të tjerë nga shumica prej nesh, shohin gjëra që ne nuk i shohim.

Këtë sezon, Sami Hyypia, trajneri i ri i Bayer Leverkusenit, ka parë gjëra në futbollin anglez të cilat e ka të vështirë t’i njeh, transmeton Tribuna.

“Shikova një ndeshje të mirë javën e kaluar. Liverpool – Manchester United. Ritmi ishte i mirë, ishte ndeshje tipike angleze. Por, kam shikuar disa ndeshje të tjera para saj dhe mendoja, çka po ndodhë?”, deklaroi Hyypia gjatë një interviste për Daily Mail.

“Ndoshta futbolli është duke shkuar në rrugën e gabuar, kur një futbollist shkon diku tjetër dhe kushton 37 milionë funte dhe përfiton 200 mijë euro në javë, kënaqet me atë që përfiton. Ndoshta fokusi për të luajtur futboll është gjëja e dytë më e rëndësishme. Disi pasioni mungonte. Kam shikuar disa ndeshje dhe mendoja se nuk po mundohen sa duhet. Kjo është ajo që vërejta. Ritmi i lartë ishte shembull në futbollin anglez. Por, Liverpool-United ishte ndeshje e mirë”, u shpreh Hyypia, i cili bëri karrierë të bujshme në Angli.

Lajme të ngjashme

Back to top button