Arben Hajrullahi, zgjidhet kryetar i Unionit Studentor Shqiptar

Unioni Studentor Shqiptar me 47 vota për dhe asnjë kundër zgjodhi kryetarin e ri të saj Arben Hajrullahi, student pranë Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik. Sipas tij studentët janë ata që bëjnë revolucionet më të mëdha në botë, janë ata që ndërtojnë urën e arsimit dhe se uniteti i gjithë studentëve shqiptar mundëson ndryshimin në shoqërinë tonë.

“Kushtimisht të gjithë ne jemi bashkuar pët të ndryshuar këtë gjendje. Jemi nisur me bindjen se ne mund të ndryshojmë të ardhmen pasi që ne jemi e ardhmja e shtetit, ne jemi fuqia, ne jemi guximi. Dhe pikërisht për këtë do të vazhdojmë përpjekjen që në rrugën e dijes dhe hulumtimit të arrijmë cakun. Pa mos harruar se suksesi qëndron në rrugëm e pjerët për tu ngjitur drejt majes”, tha në fjalën e tij, kryetari i sapozgjedhur i USSH-së, Arben Hajrullahi.

Sipas tij kjo rrugë nuk është e shtruar e gatshme por se uniteti i gjithë studentëve shqiptarë mundëson ndryshimin.

“Janë studentët ata që bëjnë revolucionet më të mëdhaja në botë, e të mos flasim për një shoqëri. Janë studentët ata që ndërtojnë urrën e arsimit për gjeneratat e ardhshme, janë studentët ata që kanë forcëm, energjinë dhe motivimin”, shtoi më tej Hajrullahi.

Arben Hajrullahu ka zëvendësuar pasardhësin e tij, Daim Luçi, i cili deri në këto momente ka ushtruar detyrën e kryetarit të USSH-së.

Unioni Studentor Shqiptar do të tentojnë të ju ndihmojë të gjithë studentëve, do të merret me të gjitha problemet që i tangon ata, si dhe do të bashkëpunojë për inovacione dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit, përfundoi kryetari i Unionit Studentor Shqiptar Arben Hajrullahi.

Lajme të ngjashme

Back to top button