fbpx

Komisionit për Antikorrupsion me përbërje të re

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit do të ketë përbërje të re. Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot propozoi emërimin e Komisionit për Antikorrupsion prej të cilave vetëm dy janë të përbërjes së përhershme.
Për anëtarë të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit propozohen Goran Milenkov, avokat nga Shkupi, Igor Tanturovski, ekonomist i diplomuar dr. i shkencave ekonomike nga Shkupi, Najdo Spasevski, avokat nga Shkupi, Suzana Taskova Axhikotareva, magjistre e shkencave juridike për të drejtë penale nga Shkupi, Zhaklina Dançevska, juriste e diplomuar, magjistre e së drejtës afariste nga Prilepi, si dhe ata aktual Seidi Halili, ekonomist i diplomuar nga Tetova dhe Farije Aliu, ekonomiste e diplomuar dhe doktoreshë e shkencave ekonomike nga Gostivari.
Pritet ky Propozim-vendim i Komisionit të gjendet në seancën e ardhshme të Kuvendit.
Kryetari i Komisionit për Antikorrupsion zgjidhet nga ana e anëtarëve, në seancën e parë të Komisionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button