Maratona e Bostonit, shpallet fajtor Dzhokhar Tsarnaev

Tashmë është bërë zyrtare. Personi i akuzuar për bombat që shpërthyen gjatë Maratonës së Bostonit në vitin 2013 është shpallur fajtor për 30 akuza në total, duke rrezikuar seriozisht edhe dënimin me vdekje, pasi shumica e tyre e përbajnë këtë mundësi ndëshkimi.

Juria e Massachusettsit pritet të vendosë tashmë se çfarë dënimi do t’i japin 21-vjeçarit Dzhokhar Tsarnaev, i cili së bashku me të vëllanë e tij ishin autorë të shpërthimeve në vijën e “finish”-it, nga të cilat mbetën 3 të vrarë dhe më shumë se 260 të tjerë të plagosur, në Prill të vitit 2013.

Avokatët e tij mbrojtës e pranuan se ai kishte luajtur rol në sulmet në fjalë, por thanë se ishte pikërisht vëllai i tij i madh, ai që udhëhiqte për gjithçka bënë atëherë. Një oficer policie u vra gjatë ditëve të pakta të kërkimit për vëllezërit Tsarnaev, ndërsa i madhi Tamerlan mbeti i vrarë gjatë përpjekjes për t’iu larguar forcave të sigurisë.

Vendimi për fajësinë e Dzhokhar u mor këtë të mërkurë, pasi juria debatoi për mbi 12 orë, të ndara në dy ditët e fundit. Tsarnaev ishte me duar të lidhura nga prangat dhe me shikim të ulur poshtë teksa lexohej vendimi. Dënimi ishte i pritshëm, sepse edhe avokati mbrojtës i tij pranoi fajësinë gjatë momentit të çeljes së gjykimit. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button