Në vitin 1908, Shkupi ishte qytet me shumicë shqiptare, e Prizreni nuk e kishte asnjë turk

Në Shkup, sipas statistikave të vitit 1908-1909, shumica e popullatës ka qenë shqiptare. Kjo statistikë, që shihni në dokumentin më poshtë, mendohet se është e realizuar nga pushteti i kohës, pra Perandoria Osmane.
Sipas saj, në Shkup para një shekulli kanë jetuar 50.258 shqiptarë, 9264 serb dhe 29080 bullgarë (asnjë maqedonas, siç quhen sot), transmeton Telegrafi.

Tetova ka pasur 52076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23197 shqiptarë. Po ashtu, edhe në këto të dhëna përdoret termi bullgarë për banorë sllavë.

Tuzi ka qenë qytet me 100 për qind banorë shqiptarë. E njëjta vlen edhe për Kaçanikun. Prishtina kishte 60968 shqiptarë e 11093 serbë. Peja kishte 50440 shqiptarë e 13303 serbë.

Prizreni, si qyteti më i madh në Kosovë, kishte 70693 shqiptarë, 697 serbë e asnjë turk.

Në tabelë mund të gjeni edhe të dhënat për qytetet tjera të Vilajetit të Kosovës, përfshirë numrin e banorëve sipas kombësisë dhe përqindjen.

Në të gjitha qytetet shqiptarët përbënin shumicën.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Asgje per tu cuditur,krejt normale per kohen, ne tokat shqiptare jetojn shqiptaret e jo tuqit, normal ne Turqi ka turq e jo shqiptare.,turqit ,serbet e te tjeret joshqiptare i kemi dhurate te pushtueseve . Fatkeqesia qendron se pushtuesit e sotshem kan nderruare forme, pas grabitjeve territoriale tash po na bejen grabitje ekonomike Turqia dhe serbia

Back to top button