Koncepti malazez për formimin e parlamentit dhe policisë së përbashkët në Ballkan

Llukshiq paraprakisht e propozoi konceptin e ri të bashkëpunimit rajonal nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të bënin pjesë Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas gazetës “Dan”, nismën e “Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor” liderët e rajonit do të duhej ta shqyrtojnë nga fundi i muajit në Nju-Jork, në mbledhje të Asamblesë së përgjithshme të KB-së.

Nisma e Llukshiqit parasheh formimin e asamblesë parlamentare të “Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor” në të cilën do të anëtarësohen nga dhjetë përfaqësues të secilit vend anëtar.

Dokumenti punues i parashtruar vendeve të cilave u referohet nisma, përveç udhëzimeve për formimin e asamblesë parlamentare, përmban edhe udhëzime në drejtim të krijimit të policisë së përbashkët ballkanike.

Dokumenti parasheh edhe themelimin e qendrës rajonale për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button