Reagon BE: Deklaratat provokative të Ramës, të papranueshme

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se provokimet janë të papranueshme pasi vendet e Ballkanit Perëndimor po përparojnë secila me ritmin e saj drejt integrimit.

Këtë ka thënë Maja Kocijançiç, zëdhënësja e shefes për politikën e jashtme në Komisioni Evropian, Frederica Mogherini dhe Johanes Hahn, duke shtuar se përparimi drejt BE-së varet nga bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

“Pasi kemi verifikuar se çfarë ka thënë kryeministri Rama në intervistë, duam të theksojmë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane, e konfirmuar nga BE-ja në nivele më të larta. Të gjithë partnerët në rajon i kanë përcaktuar vetë karakteristikat për të konfirmuar angazhimin dhe qëllimin që të përmbushin një sërë kushtesh dhe standardesh të BE-së”, thuhet në njoftim.

“Angazhimet e mësipërme gjithashtu përfshijnë bashkëpunimin rajonal, pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe të gjitha deklaratat provokative në këtë kuadër janë të papranueshëm”, vijon reagimi i BE-së. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button