Thaçi i del në krah Ramës, Vuçiç: Ëndrra juaj nuk realizohet kurrë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me bashkimin Shqipëri-Kosovë janë interpretuar në mënyrë të gabuar.

Thaçi ka bërë këtë sqarim gjatë konferencës për shyp që zhvilloi së bashku me homologen kroate Vesna Pushiç në Zagreb.

“Në asnjë rast nuk flasim për ndryshimin e kufijve, por për zvogëlimin e dukshmërisë së tyre, sipas modelit evropian, në mënyrë që njerëzit të mund të lëvizin të lire. Të gjithë një ditë do t’i takojmë asaj hapësire evropiane. Askush prej nesh nuk ka folur për baashkimin kombëtar ose për ndryshimin e kufijve”, ka thënë kryediplomati i Prishtinës.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar sërish ditën e sotme për deklaratat e Ramës, duke theksuar se ëndrra e Thaçit dhe Ramës nuk do të realizohet pavarësisht se kush i mbështet ata.

“Ne nuk kemi bërë asnjë kërcënim e nuk do të bëjmë as tani, por ata duhet të mos ëndërrojnë më për këtë pasi nuk do ta realizojnë, pavarësisht se kush i mbështet”, ka deklaruar Vuçiç. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button