Pas Bayernit edhe Atletico kërkon Xhakën

Granit Xhaka përfundon në qëndër të vëmendjes së disa prej skuadrave më të mira të Europës. Pas Bayernit të Mynihut për mesfushorin shqiptar ka shfaqur interes edhe Altetico e Madridit.

Sipas asaj që raporton “El Mundo Deportivo” e cila në shkrimin e saj i referohet të përditshmes gjermane “Bild”, Granit Xhaka pëlqehet shumë nga trajneri i kampionëve të Spanjës Diego Pablo Simeone i cili është i gatshëm të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta transferuar në “Vicente Calderon” futbollistin e Borussia Moenchengladbach sezonin e ardhshëm. Emisarë të Atleticos e kanë ndjekur nga afër Granit Xhakën në sfidën e Europa League mes Sevillas me Gladbahut por edhe në takimin kualfikues të Euro 2016, që Zvicra zhvilloi ndaj Estonisë në Lucernë ku 22-vjeçari shqiptar shënoi edhe 1 gol, transmeton Supersport.

Mesfushori ka shkëlqyer me klubin nga “Borussia Park” këtë sezon, madje ai është lojtari që ka dhënë më shumë pasime të sakta në Bundesligë. Për të marrë shërbimet e Xhakës, klubi gjerman i pagoi Baselit 8,5 milionë Euro në vitin 2012, por tashmë për ta lënë të lirë Gladabahu kërkon minimalisht 25 milionë Euro, shifër kjo e përballueshme për arkat një klubi si Atletico.

Simeone shikon te Granit Xhaka zëvendësuesin ideal të njërit mes Tiago Mendes dhe kapitenit Gabi, dy futbollistë të mëdhenj në moshë dhe që mund të largohen nga Vicente Calderon. Granit Xhaka te Atletico nuk janë thjeshtë zëra merkatoje pasi e ardhmja e 22-vjeçarit ka gjasa të mëdha që jetë te Los Colchoneros.

Lajme të ngjashme

Back to top button