Transparency International – Maqedoni i dërgon letër të hapur Veljanovskit

Shoqata Transparency International – Maqedoni i dërgoi letër të hapur spikerit parlamentar, Trajko Veljanovski, ku e informon nga Kuvendi ka kërkuar informatë me karakter publik në lidhje me përmbushjen e kushteve formale për zgjedhje të anëtarit të Komisionit për antikorruptim, nga ana e zonjës Ljubinka Korabovska, anëtare nga përbërja që është zgjedhur më 6 prill 2011.

“Për shkak të informatës jo të plotë në përgjigjen që e morëm për kërkesën ngritëm procedurë ankuese para Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri e informatat me karakter publik. Më 12.07.2013 (numri 07-27) Komisioni e ktheu lëndën deri te poseduesi i informatave (Kuvendi i Republikës së Maqedonisë) për riproçedim me udhëzim konkret se informata e kërkuar është me karakter publik. Të gjitha afatet për veprim nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kanë kaluar, por akoma nuk është dërguar përgjigje as deri te Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, as deri te kërkuesi i informatës me karakter publik, shoqata Transparency International – Macedonia”, thuhet në njoftim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button