Plenumi i nxënësve: MASH nuk mund ta shuajë revoltën tonë!

Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilit, leje për bojkot nxënësit duhet të marrin nëpërmjet kujdestarit të klasës i cili për këtë gjë duhet t’i pyes prindërit.

Sipas nxënësve, kjo është një tentim i MASH-it, për të ngulfatur revoltën e shkollarëve të mesëm dhe bojkotin në përgjithësi.

“Këtë e gjykojmë si keqpërdorim të fuqisë së ministrisë në drejtim të ngulfatjes së revoltës tonë karshi reformave të këqija. Plenumi paralajmëron se tentimet e tilla për amortizimin e betejës tonë, jo suksesin e tyre e tregojnë në vepër. Shtrojmë pyetje se si ministria po luan me nxënësit e shkollave të mesëm dhe arsimin në përgjithësi, kur e ardhmja është tek neve”, thuhet në reagimin e Plenumit.

Ata thonë se kërkesat e tyre janë në drejtim të përmirësimit të sistemit arsimor.

“Ne e kemi unin tonë, dhe mund të themi me zë, ‘STOP për reformat e dëmshme në arsim;”, porosisin nga Plenumi i shkollave të mesme. /SHENJA/

Lajme të ngjashme

Back to top button