OSBE-së bën thirrje për përmirësimin e kushteve jetësore të romëve

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Ralf Breth, përgëzon komunitetin rom me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, 8 prill.

Misioni i OSBE-së i bashkëngjitet komunitetit rom, si dhe organizatave relevante joqeveritare dhe institucioneve shtetërore, në festimin dhe reflektimin mbi punën tonë të përbashkët për promovimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjes sociale.

“Misioni beson se një e ardhme e qëndrueshme demokratike mund të arrihet në një shoqëri vetëm nëpërmjet përfshirjes së të gjitha komuniteteve,” tha Breth. “Dita Ndërkombëtare e Romëve shërben për të na rikujtuar të gjithë ne, të cilët punojmë në këtë fushë, për mandatet tona dhe angazhimet e vendit lidhur me popullatën rome.”

Breth theksoi se Misioni inkurajon dhe mbështet qasjen gjithëpërfshirëse që synon të përmirësojë kushtet jetësore të komunitetit rom, si dhe t’iu mundëson atyre që të ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre.

“8 prilli nuk duhet të jetë e vetmja ditë në vit kur ne reflektojmë mbi sfidat me të cilat përballen romët, por duhet të na përkujtojë të gjithëve se akoma ka shumë punë për të bërë në fusha si: regjistrimi civil i personave të paregjistruar, punësimi, arsimi, strehimi dhe kujdesi shëndetësor,” tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button