Javier Pastore ka folur rreth transferimit të mundshëm te Real Madridi

avier Pastore, mesfushori i Paris Saint-Germain, ka minimizuar mundësin e transferimi te Real Madridi gjatë verës.

“Ka gjithmonë thashethemet në shtyp. Kam biseduar shkurtimisht për Real Madrid me agjentin tim, por nuk ka asgjë rreth kësaj,” tha Pastore për Mundo Deportivo.

“Ancelotti është një prej trajnerëve i cili më ka ndjekur mua që kur isha i ri. Ai më donte mua në Chelsea. Por, tani nuk më ka thënë personalisht që më dëshiron te Reali”, ka theksuar argjentinasi.

Ai ende është i pavendosur nëse do të bisedoj me PSGnë për vazhdimin e kontratës, por është i sigurt që do ta respektoj kontratën që ka.

“Unë jam i qetë për të ardhmen time. Unëkam kontratë edhe për një sezon. Ne vetëm duam të përfundojë ky sezon sa mirë të jetë e mundur. Unë nuk kam menduar për tu larguar nga klubi”, përfunduar ai.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button