BESA me ‘Indijanka’ ironizon Veljanoskin dhe Jankullovskën (VIDEO)

Të rinjtë e Lëvizjes BESA kanë organizuar sot një performancë gjatë të cilës është kritikuar fyerja e publikuar në përgjimet e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,  Trajko Veljanovski dhe të ministres e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ku shqiptarët u quajtën “indianci”.

Në këtë organizim u tha se ky është një ofendim i madh, të cilin shqiptarët e tjerë, përveç atyre të BDI-së, nuk mund ta kalojnë kaq lehtë.

“Duke i quajtur shqiptarët ‘indianci’, ata kështu i kanë nënçmuar e poshtëruar të gjithë shqiptarët, me çka e kanë shprehur po atë urrejtje raciste për shqiptarët siç e kishin dikur të bardhët për popujt indigjenë të Amerikës, të a. q. indianë. Prandaj ne të rinjtë e Lëvizjes BESA jemi sot këtu për të deklaruar publikisht se këtë ofendim mund ta pranojnë si të tillë vetëm ata që nuk kanë më fytyrë që t’u skuqet, të cilët nuk e kanë dert pse i quajnë ‘shiptari’ e ‘indianci’, e të cilët i kapin ‘për fyti’, por për neve ky është poshtërim që na ka lënduar shumë”, thuhet në deklaratën e të rinjve të Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Back to top button