Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Angelovit për referendum

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë si të pabazë iniciativën e kreut të ‘Dinjitetit’ Stojanço Angellov për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për referendum.  Angellov dy vjet më parë ngriti procedurë pranë Gjykatës Kushtetuese, pasi parlamenti rrëzoi nismën e tij për organizimin e referendumit për ligjin e amnistisë, organizimit territorial, që ish pjesëtarët e UÇK-së të mos mund të bartin funksione publike si dhe që veteranët e UÇK-së të mos fitojnë status të barabartë me branitellat.

“Interpretimi autentik i ligjit për amnisti të cilin e miratoi kjo përbërje parlamentare në krye me Nikolla Gurevskin i cili në atë kohë ishte deputet është diçka që nuk duhet të tolerohet dhe herët apo vonë duhet të procedohet. Ne si ‘Dinjiteti’ edhe më tej do ta vazhdojmë këtë iniciativë por jo në mënyrë të vrazhdë e cila do të nxiste tensione ndëretnike. Unë jam i bindur se edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve i dënojnë ata keqtrajtues të njerëzve të pafajshëm. Iniciativa jonë nuk ka të bëjë me veteranët e UÇK-së, por me  rreth 20 persona që kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare duke kryetar vepra të egra që nuk vjetërsohen”, deklaroi Stojanço Angellov, kryetar i “Dinjitetit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button