fbpx

Recension: Kërkesa skandaloze e Angellovit për aleancë me UÇK-në hasi në dënim të ashpër nga populli

Për këtë tekst nuk ka nevojë për njohje të madhe të standardeve të gazetarisë që të lexohet spini dhe manipulimi me qytetarët. Media përpiqet të thotë diçka “në emër të popullit”, edhe pse populli nuk është pyetur fare për temën që e shtjellon gazetari. Në tekst janë plasuar edhe dy teza shumë të rrezikshme. E para, me të cilën një strukturë e tërë qytetarësh të Republikës së Maqedonisë etiketohet si islamistë radikalë, dhe e dyta, e cila bën diskriminim në bazë nacionale, dhe të dyja mund të kenë pasoja të këqija për marrëdhëniet ndëretnike.

FireShot Screen Capture #088 - 'Скандалозното барање на Ангелов за сојузништво со УЧК наидеLinku deri te artikulli origjinal: Kërkesa skandaloze e Angellovit për aleancë me UÇK-në hasi në dënim të ashpër nga populli

Data dhe koha e publikimit: 01.04.2015, 11:31

Data e recensionit: 02.04.2015

Recensues: Аleksandar Pisarev

 

NË EMËR “TË POPULLIT”

Vetëm gjykata, e jo media, sjell vendim gjyqësor në emër të qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa populli vetëm në referendum mund të deklarohet se a pajtohet me diçka ose është kundër saj. Në këtë rast kjo nuk është bërë. I gjithë tregimi është trilluar, duke u bazuar në disa komente në rrjetet sociale, të cilat, në këtë rast, janë identifikuar si “populli”. Media me një lehtësi të pabesueshme në gjithë intrigën që e përhap, i fut të gjithë qytetarët e Maqedonisë – gjithë popullin, duke e vënë në rolin e gjykatësit që ka sjellë vendim gjyqësor pa e ditur se e ka bërë këtë.

Disa komente të transmetuara nga rrjetet sociale me të cilat sulmohet kryetari i “Dinjitetit”, Stojançe Angellov, nuk mund të përfshihen në mendimin e popullit, e as që mund të jenë burim i vlefshëm në bazë të të cilit media thotë se ky është mendimi i popullit. Nga statusi i Angellovit, të cilin e parafrazon media, disa pjesë janë nxjerrë nga konteksti, e disa thjesht janë përshkruar ose janë korrigjuar. U është ndërruar rëndësia, që është e palejueshme sipas Kodit etik të gazetarëve të Maqedonisë, për shkak se bëhet fjalë për trillim të fakteve dhe për falsifikim të dokumenteve.

“Statusi skandaloz, të cilin para dy ditësh e publikoi kryetari i “Dinjitetit”, Stojançe Angellov, ku thotë se dëshiron që së bashku me UÇK-në të shkojë kundër pushtetit të VMRO-DPMNE-së, hasi në kritika të ashpra dhe u dënua nga populli.”

Angellovi në statusin e tij bën polemikë me gazetarin Dragan Pavlloviq-Llatas, me ç’rast me asnjë fjalë nuk e përmend VMRO-DPMNE-në, e as që emërton ndonjë komandant të UÇK-së, por flet në përgjithësi për pushtetin dhe për qëndrimin e tij personal ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Me siguri, në përpjekejn për ta fshehur të vërtetën, statusi i tij LLATAS BE! nuk është transmetuar në tërësi.

 

ALEANCA TË TRILLUARA

Autori i tekstit, i cili nuk është nënshkruar, shtrembëron fakte dhe me dashakeqësi, që t’i mobilizojë lexuesit në sulmin ndaj Angellovit dhe opozitës, duke përfshirë edhe kundër kryetarit të partisë opozitare, Zoran Zaev, lanson një tezë shumë të rrezikshme dhe trillon dofarë aleancash kundër pushtetit. I akuzon të gjithë ata se kanë lidhur aleancë me islamistët radikalë që ta destabilizojnë Maqedoninë. Madje, sipas medies, këtë edhe vetë e kanë “pranuar”, për të cilën gjë edhe mediat tjera, të proviniencës së njëjtë, kanë paralajmëruar që më parë.

“Në këtë mënyrë, Angellovi vetë e vërtetoi se kanë bazë artikujt e publikuara në një pjesë të mediave ku thuhej se ka skenar sipas të cilit Angellovi është i gatshëm, së bashku me Zaevin dhe me ndihmën e islamistëve radikalë të bëjnë përpjekje për destabilizimin e Maqedonisë.”

 

THIRRJE PËR DISKRIMINIM

Manipulimet, diskreditimet dhe të pavërtetat nuk do të ishin të plota sikur të mos ishin qëruar hesapet edhe me mediat që janë në anën  kundrët, që nuk është e lejuar me Kodin e gazetarëve të Maqedonisë. Ato janë vënë në një kontekst shumë të rrezikshëm që nënkupton diskriminim në bazë nacionale dhe mund të ketë reflektim negativ në marrëdhëniet ndëretnike në vend. Haptazi i kundërvihet idesë dhe e satanizon medien e cila shqiptarëve, si qytetarë të barabartë në Republikën e Maqedonisë, u jep të drejtë të konkurrojnë për funksionet më të larta shtetërore dhe pozitat udhëheqëse në institucionet publike.

Me këtë rast, javorja “Fokus” akuzohet si pjesëmarrës në skenarin për destabilizimin e Maqedonisë me atë që ka guxuar ta propozojë publikisht mundësinë që kryeministër i Maqedonisë dhe drejtor i shërbimit radiodifuziv publik të jenë shqiptarë.

Është shkelur parimi themelor i vlerave etike që dalin nga nenet 1, 4, dhe 10 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë:

Neni 1. Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dekumenta.

 

Neni 4. Gazetari do ta bëje të ditur burimin e informacionit.

 

Neni 10. Gazetari nuk do të krijojë me vetëdije e as që do të trajtojë informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urretjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfardo qoftë baze (nacionale, fetare, racore, gjinore, sociale, gjuhësore, orientimit seksual, politike…

 

Lajme të ngjashme

Back to top button