Zaev vizitoi prindërit e djemve të vrarë në Liqenin e Smilkovcit

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev është takuar me prindërit e djemve të vrarë në Liqenin e Smilkovcit ditën e të enjtes së madhe, festës ortodokse, më 12 prill 2012.

Goran Nakevski, babai i njërit prej të vrarëve ka kërkuar nga Zaev që ti dorëzojë materialet që ai i posedon.

“U takuam me Zaevin dhe I kërkuam materialet dhe mesazhet e Fejzi Azirit (njërit nga të dënuarit), që sipas informacioneve tona, ka komunikuar me porositësin e vrasjeve. E dimë që këto porosi ekzistojnë, deklaroi Nakevski për Meta.

Ai tha se Zaev nuk ju ka dorëzuar ndonjë dokument për shkak se atom und të publikohen dhe se prindërit nuk do të heshtin.

Zaev ju ka premtuar që gjithçka që ai posedon si material për rastin “Monstra” do të publikohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button