Sheqerinska: Sistemi i Gruevskit ngadalë, por sigurt është në fazën e rënies

Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska në një intervistë për televizionin nacional bullgar BTV në pyetjen për dialogun politik,  ka thënë se LSDM-ja është gati për negociata që Maqedonia të dale nga kriza në mënyrën më të qetë.

“Ky sistem ngadalë por sigurt është në fazën e rënies. Mosbesimi brenda është i thellë, megjithatë nuk mundemi t’i nënçmojmë sepse janë treguar të aftë të bëjnë shumë të këqija”, ka thënë Sheqerinska.

Ndërsa nëse kjo nuk do të funksionojë atëherë, sipas, Sheqerinskës situata në Maqedoni do të përkeqësohet edhe më shumë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button